Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do votohen më 1 tetor! Shtyhet dhe miratimi i draftit të PS dhe opozitës parlamentare te 'Ligjet'

Edhe pse 1 tetori ishte vendosur si afati i fundit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk do të votohet këtë javë. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor do të shtyhet dhe nuk do të votohet në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Arsyeja e kësaj shtyrje mësohet se është drafti i PD dhe LSI i dorëzuar ditën e diel në Këshillin Politik.

Mazhoranca pret të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare, duke dalë në një draft të përbashkët vetëm për listat e hapura, e më tej t’i hapë rrugën PD-së dhe LSI-së për të shqyrtuar në Këshillin Politik propozimet që opozita jashtë Kuvendit solli në moment të fundit. Të gjitha këto diskutime priteshin të bëheshin për dy ditë dhe pikërisht koha e shkurtër ka bërë që Kuvendi të shtyjë datën e miratimit për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor dhe t'i lë palëve politike më shumë kohë në dispozicion jo vetëm PS dhe opozitës në Kuvend, por dhe diskutimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik.

Gjithashtu është shtyrë edhe votimi nen për nen nesër në Komisionin e Ligjeve. Dita e martë pritej të ishte gjithashtu mjaft intensive në Komisionin e Ligjeve ku draftet e PS dhe opozitës parlamentare do të kalojnë nen për nen, por edhe kjo është shtyrë. Duket se palët politike do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të arritur në një konsensus për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor edhe pse një gjë e tillë duket e largët, pasi PD nuk heq dorë nga koalicionet parazgjedhore dhe kërkesa e saj për të kërkuar mendim nga OSBE/ODIHR.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka sjellë dhe reagimet e ndërkombëtarëve,  të cilët po ndjekin nga afër këtë proces dhe po kërkojnë konsensus nga palët poltike.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi që marrëveshja e 5 qershorit të preket, ndërsa shtoi se çdo propozim nga palët të kalojë vetëm nëpërmjet  konsensusit. Të njëjtin qëndrim si ambasadori i BE mbajti edhe diplomatja amerikane Yuri Kim më herët e cila u shprehur e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e veta.

Javën e kaluar, Konferenca e Kryetarëve i caktoi politikës axhendën për t’i dhënë formë në Kodin Zgjedhor ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik, duke i lënë afat të fundit 1 tetorin, por që tashmë do të këtë një datë të re, se kur jemi ende në pritje.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anketa: 28/09/2020 18:30

    Gabim si shtrohet pyetja. Ju presupozoni qe publiku i di dhe i kupton ndryshimet.. Zero vlere si ankete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja