Shtyllat e PD që përmbysin çdo regjim!

Shtyllat e PD që përmbysin çdo regjim!

Selia e Partisë Demokratike

Shtylla e parë dhe e palëkundur që garanton një PD të fortë dhe idealiste është ndarja e saj me të kaluarën. Demokratët nuk janë vetëm ata që kanë 30 vjet me privilegje dhe që janë ngjitur me ngjitëse në karriget e pushtetit në çdo rast e në çdo kohë. PD në të kaluarën gjatë qëndrimit në Opozitë ka pasur gjithmonë demokratët e thjeshtë, të ndershëm dhe idealistë të gatshëm për beteja e sakrifica, por sa herë vinte në pushtet, karriget ishin gjithmonë të prenotuara dhe të zëna nga të njëjtët persona. Pra, për sakrificë ka qenë demokratët e ndershëm e për privilegje një grup i caktuar me të njëtat personazhe! Kjo situatë e pandryshuar nga vitet ’90 e deri dje e ktheu PD në një parti të një pakice që përdorte anëtarësinë e saj për pushtet e privilegj personal. Pasoja e kësaj situate ka prodhuar zhgënjim dhe largime! Në fakt, shumë demokratë idealistë, nuk janë larguar, por kanë zgjedhur si  të duke mos u paraqitur në votime. Nëse kemi një përqindje të lartë të zhgënjyer që nuk marrin pjesë në votime, këto nuk janë elektorati i PS, por janë demokrat të vërtetë që janë tradhtuar dhe janë përdorur padrejtësisht në 30 vite tranzicion. Ndarja aktuale e PD është një mesazh i qartë për rikthimin e tyre dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike në vend.

-Shtylla e dytë- Është brezi i të rinjve 18-45, të cilët kanë humbur shpresën dhe kanë vetëm urrejtje ndaj politikës, sepse politika e vjetër 30 vjeçare nuk e ka përdorur kurrë meritokracinë dhe politikën e ka përdorur për punësime e privilegje të pamerituara. PD aktuale e ndarë me të kaluarën është një mundësi reale për këta të rinj që të bëhen pjesë e saj, e fateve të tyre dhe pjesë e një projekti dinjitoz për një qeverisje serioze të PD

-Shtylla tretë është- intelektualët që vazhdojnë të jenë të persekutuarit e tranzicionit, të lënë në harresë, të përbuzur dhe po ashtu të përjashtuar e kjo për faktin se ata nuk kanë pranuar e nuk pranojnë kompromise me “djallin” kundër formimit të tyre! PD aktuale  e ndarë tashmë nga e kaluara është e gatshme të rikthej sytë nga intelektualët. E vërteta është se PD ka më shumë nevojë për intelektualët se sa intelektualët për PD! Duhet të marr fund historia se me “llum” është më mirë të qeverisim të qetë, sepse intelektualët me idetë e tyre idealiste janë një problem për qeverisje që nuk kanë të parin interesin publik e po ashtu interesin e përbashkët shoqëror

-Shtylla e katërt- Të përndjekurit. Kjo shtresë kaq shumë fisnike, por e shtypur nën regjim dhe e tradhtuar në tranzicion është lënë në harresë duke mos marr as mirënjohje për qëndresat e tyre parimore nuk kursyen veten e as familjarët. PD aktuale e ndarë tashmë me të kaluarën do të kthej vëmendjen e merituar për të përsekituarit që duhet të bëhen pjesë reale e projekteve politike të PD e po ashtu pjesë reale e shoqërisë duke u dhënë mundësi reale pjesëmarrje dhe protagonizmi.

-Shtylla e pestë- Pronarët. PD në të kaluarën nuk bëri asgjë ose thuajse aspak për pronarët. Çështja e pronës është baza e zhvillimit social e po ashtu garancia e vetme dhe më e mirë për zhvillimin e një ekonomie solidale të tregut të lirë

-Shtylla e gjashtë- qytetarët përtej bindjeve politike. Sot, kemi një përqindje të konsideruar qytetarësh, që pavarësisht bindjeve partiake apo ideologjike janë të përjashtuar nga Pushteti e po ashtu janë lënë në harresë nga PD e kaluar!

Këto janë shtylla që nuk pyesin për asnjë Regjim dhe po ashtu nuk pyesin as për asnjë marrëveshje mes të keqes për të keqen e shqiptarëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë