Shtypi botëror elozhe Shqipërisë:
Franca kualifikohet me dhimbje

Shtypi botëror elozhe Shqipërisë:<br />Franca kualifikohet me dhimbje
Ndeshja Francë- Shqipëri ka qenë kryetitull në thuajse të gjitha mediat botërore, jo vetëm për faktin se luante vendi organizator, por edhe lojës me zemër të kuqezinjve.
 
Shtypi botëror vlerëson paraqitjen e debutuesve të Shqipërisë, pasi deri në fund të 90 minutave të kohës së rregullt mbajtën rrjetën e paprekur duke u mposhtur vetëm në shtesë.
 
Gazeta franceze “L’ Equipe” e hap me titull “Më e mira për në fund”. “France Futboll” e përshkruan me dhimbje kualifikimin e bluve në turin tjetër. “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.
 
Në Angli “The Guardian” shkruan “Golat e vonuar të Grizman dhe Payet çojnë Francën në 16” ndërsa për “The Sun” “Grizman dhe Payet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”.
 
Në Itali “La Gazzetta dello Sport” e hap me titullin “Grizman dhe Payet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”
 
Për “Sport Mediaset” Shqipëria është pothuajse e eliminuar pas dy humbjeve. “Franca blindon kalimin e grupit me Grizman dhe Payet, Shqipëria thuajse e eliminuar”.
 
“Corriere dello Sport”: “Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin  tjetër”.
 
“La Republica”: “Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër”.

Edhe në Spanjë ‘Marca’ e vendos theksin te minutat dramatike në fund që sollën fitoren e francezëve. 

Gazeta spanjolle 'Marca'

marca

Britanikët e 'Daily Mail'
daily

“France Futboll”
ff

Sport Mediaset 
sm
d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë