Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohet për vrasjen e një të moshuare. Vetëm një ditë më parë shtetasi Spartak Sokaku, banues në fshatin Miras-Devoll, goditi për vdekje 74-vjeçaren L. K., teksa ishte duke drejtuar një karrocë që tërhiqej me kalë.
E moshuara, banuese në Miras, ndërroi jetë në spital, pasi u shtyp nga karroca, ndërsa policia ndaloi autorin një ditë pas ngjarjes së rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com