Shtyrja e dixhitalizimit, Zylyftar Bregu në Report Tv: AMA e solli situatën në këtë pikë, procesi i vonuar

Shtyrja me 4 muaj e afatit për të fikur transmetimet analoge e për të kaluar në ato dixhitale, kanë qenë tema e diskutimit në studion e lajmeve në Report Tv, ku i ftuar ishte anëtari i AMA-së, Zylyftar Bregu. Bregu ka thënë se vendimi i marrë nga kryetari i AMA-së, Gentian Sala, ishte individual dhe i pakonsultuar me anëtarët e tjerë të bordit të AMA-s.

Bregu ka thënë se është AMA fajtore që situata erdhi në këtë pikë dhe ka hapur një valë irritimi tek qytetarët për shkak të mosinformimit. Bregu ka thënë se ky është një proces i vonuar, por i kushtëzuar nga Bashkimi Evropian.

Intervista e plotë

Keni fajësuar Gentian Salën, jeni anëtar i AMA-s, keni më shumë informacion?

Vendimi i sotëm për rindezjen e sinjaleve analoge është marrë nga kryetari, megjithëse thuhet se njoftimi u mor nga AMA. Vendimi nuk është kolegjial, nuk e di mbi çfarë baze është vendosur ky afat. Disa orë më herët, kryetari kishte bërë një takim për të folur për të mirat e sistemit dixhital. Nuk e di, nesër kemi një mbledhje jashtë rendit të ditës. Shpresoj të marrim informacion, mbi ç’bazë u mor vendimi për këtë afat të ri.

Është ky vendim në shkelje të ligjit?

Ky proces është historik për vendin, është i kushtëzuar nga BE. Meqënëse është një proces kaq i rëndësishëm do të duhej të përfshihej bordi i AMA-s në këtë çështje. AMA kishte kohë të mjaftueshme të mos e çonte situatën deri në këtë pikë, ku dekoderat për familjet në varfëri, t’i merrnin këto dekodera, ndërsa familjet e tjera t’i merrnin këto dekodera. Mund të ishte gjetur formë tjetër për reklamat që të bindeshin qytetarët dhe të krijohet rruga e duhur.

Ka patur akuza për çmimin, qytetarët thonë se 10 euro është në vendet e BE-së, ndërsa në Shqipëri 30 mijë lekë të vjetra?

Unë i kam parë reagimet, nuk e di sesa kushtojnë jashtë vendit. Është përgjegjësi e AMA-s, të kontrollojë operatorët. AMA duhet të bënte menaxhimin.

Afati fillestar ka qenë dhjetori i 2015-ës, kanë kaluar 3 vite dhe ende nuk është mbyllur?

Siç duket s’po përmbyllet as këtë vit. Po kapet viti 2019 dhe disa qarqe nuk e di nëse do mbyllen edhe për 2019. Është sipërmarrje sociale por edhe politike. Operatorët kanë patur rezistencë pasive për këtë dixhitalizim.

Brenda 2019-ës do ketë një rrjet dixhital në të gjithë Shqipërinë, do të ulet numri i operatorëve piratë?

Është mundësi e mirë për ta gjetur njeriun që vjedh dhe kopjon, sepse AMA do të ketë mundësi teknike për t’a kontrolluar procesin, por kjo varet më shumë nga operatorët. Dixhitalizimi rrit cilësinë, por nuk ndikon drejtpërdrejt në këtë çështje.

Televizionët e vegjël thonë se po sulmohen pasi duhen 100 mijë euro për dixhitalizimin?

Kjo është një rrugë pa kthim, AMA mund të gjejë rrugë për t’a lehtësuar taksën për televizionet e vogla. Taksa mund të jetë më e ulët në krahasim me TV-të e mëdha. Na është thënë nga administrata e AMA-s se do rishihen në vitin e dytë të dixhitalizimit.

A po pengon dixhitalizimi hapjen e televizioneve të reja?

AMA trajton pronarë të rinj në tregun mediatik. Në Tiranë nuk ka hapësira për operatorë të rinj, mbase dixhitalizimi do të krijojë frekuenca të reja. Unë s’di të ketë kërkesa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT