Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet

Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.

“Bankat ta shfrytëzojnë këtë periudhë kur masat janë në fuqi për të ristrukturime efektive të kredive në mënyrë që kur këto masa të dalin nga fuqia dhe masat ti kthehen normalitetit të klasifikimit të kredive dhe privigjionimit ato të kenë sa më pak efekte në drejtim të kredive me probleme. Bankat duhet të jenë aktive për mënyrën se si i ristrukturojnë kreditë për ato klientë që kanë një problematikë të caktuar prej efekteve të pandemisë, sepse sa më aktive të jenë në këtë fazë aq edhe më e kontrolluar do të jetë edhe rritja e kredive me probleme në momentin që masat lehtësuese të hiqen”, shprehet drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar.

Shehu nuk hedh poshtë mundësinë për një shtyrje tjetër të këtyre masave lehtësuese nëse efektet e pandemisë do e diktojnë.

“Sidoqoftë një vendim për këtë do të merret në kohën e duhur dhe do të merret në përputhje me zhvillimet e situatës dhe pritshmëritë që ne kemi për vitin 2021”, tha Shehu.

Për drejtorin e këtij departamenti është e pashmangshme rritja e kredive me probleme, edhe pse nuk mund të flitet me shifra, por që do të jetë e përballueshme.

“Çfarëdo lloj rritje të kredisë së keqe që do të kemi ajo do të jetë e përballueshme me nivelet e kapitalit dhe me nivelet e likuiditetit që bankat kanë aktualisht, duhet  thënë që sektori bankar është me tregues të mirë kapitalizmi dhe të likuiditetit”, u shpreh ai.

Pavarësisht rritjes së nivelit të kredisë së keqe, Shehu thotë se sektori bankar të dal me humbje.

“Ne nuk presim që për shkak të rritjes së kredive me probleme sektori bankar të dal me humbje pra presim që fitimi që do të gjenerojnë do të jetë më i ulët por do të jetë në gjendje që shpenzimet e rritura për shkak të provigjioneve ti përballoj me fitim”, sqaron Shehu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Ulja e normës bazë të interesit rriti kreditimin! Shehu: Politika monetare nuk ndryshon sa të jetë e nevojshme

Më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5% për ti dhënë mundësi sektorit bankar që të merrte hua pranë saj me normë më të ulët interesi. Drejtori Shehu thotë se rezultoi vendim i suksesshëm.

“Ulja e normës bazë në 0.5% ka ndikuar edhe tek niveli i normave të interesit të huamarrjes së qeverisë, ka ndikuar edhe në vëllimin e kreditimit si dhe në normën e tij. Dhe ne besojmë që fakti që kredia është rritur në vitin 2020 është për shkak të kësaj mase”, u shpreh ai.

Shehu zbulon për Report TV se masat lehtësuese të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë do të jenë të tilla deri sa të jetë e nevojshme.

“Politika monetare do të jetë lehtësuese, akomoduese për aq sa do të jetë e nevojshme për aq sa treguesit do e kërkojnë, minimalisht deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti nuk do të ketë ndryshime të politikës monetare”, deklaron Shehu.

Ora 14:49
Drejtori i stabilitetit financiar në BSH për garancinë e tretë sovrane: Duhet studiuar, të zgjaten paketat në fuqi

Garancitë sovrane të miratuara nga qeveria në vlerën e 26 miliardë lekëve për drejtorin e stabilitetit financiar të Bankës qendrore ishin pozitive në rritjen e kreditimit. Por i pyetur se përse bankat përdorën masa shtrënguese në aprovimin e kërkesave, Shehu thotë se analiza e riskut ishte e dehura dhe shmang kredinë e keqe.

“Banka sigurisht që kryen analizën e kërkesave që vijnë natyrisht në këtë pjesë nuk është se ka ulje të standardit të analizës që bëhet pasi në fund të fare sido që të jetë elementi kryesor është që kredia të jetë e nivelit të mirë, asnjë nuk ka interes që kredia që jepet të jetë problematike”, sqaron drejtori.

Teksa qeveria ka shtyrë deri në muajin qershor 2021 afatin e garancisë sovrane të dytë dhe shpesh është artikuluar mundësia e një garancie të tretë, Shehu thotë se duhet treguar kujdes. Sipas tij duhen vlerësuar 3 pika kryesore dhe më pas të shkojmë tek linja e tretë.

“Vlerësoj se ka disa faktor që duhen konsideruar para se të merret një vendim i tillë, dhe këto lidhen me gjendjen aktuale ku është ekonomia, pritshmërinë për ecurinë e pandemisë dhe efektet e saj si edhe shkallën e përdorimit të paketave ekzistuese dhe në rast se ka hapësirë do të ishte një përpjekje më e mirë për ti bërë këto paketa edhe më të volitshme për biznesin”, sqaron drejtori i stabilitetit financiar.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg