Shtyrja e takimit kundër Bolognas, te Milani janë të 'tërbuar' me drejtuesit e Lega Serie A

Shtyrja e takimit kundër Bolognas, te Milani janë të 'tërbuar' me drejtuesit e Lega Serie A

Stadiumi i Bolognas

Bologna - Milan, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 18:00 u shty për shkak të parashikimeve për mot me rreshje të shumta dhe përmbytje. Kuqezinjtë nuk e kanë marrë mirë këtë shtyrje dhe janë të "tërbuar" me organizatorët.

Kryebashkiaku i Bolognas, Matteo Lepore, fillimisht njoftoi të enjten se stadiumi 'Dall’Ara' nuk mund të priste ndeshjen për shkak të një vale të motit të keq dhe paralajmërimeve të njëpasnjëshme që parashikonin më shumë shi gjatë fundjavës, pasi ndeshja do të kishte tërhequr më shumë se 30.000 tifozë për t’u mbledhur në një nga zonat ‘më kritike’ të qytetit.

Megjithatë, Lega Serie A hodhi poshtë opsionet alternative pas një takimi urgjent të premten, një vendim që kreu i kuqezinjve, Paolo Scaroni e etiketoi si ‘të pakuptueshëm’ .

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani është ‘i zemëruar’ dhe ‘i shtangur’ nga vendimi përfundimtar për ndeshjen e tyre në Serie A ndaj Bologna pasi ata besojnë se kishte kushte për të parandaluar shtyrjen dhe riplanifikimin e ndeshjes në një listë tashmë të ngjeshur të ndeshjeve.

Aktualisht, datat e para të disponueshme për të riluajtur ndeshjen janë nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit 2025. Gjithashtu, shtyrja e ndeshjes do të thotë që pezullimet e Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders do të zbatohen për përballjen e kuqezinjve kundër Napolit të martën e ardhshme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë