Shtyu seancën për Tahirin, Çupi:
Ruçi arrogant, po prishen provat
Deputetja e PD, Dhurata Çupi njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit deklaroi në studion e Report Tv se Gramoz Ruci shkeli rregulloren me vendimin për të shtyrë mbledhjen për nesër në orën 10:00 për Tahirin.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit deklaroi në studion e Report Tv se
Gramoz Ruci shkeli rregulloren me vendimin për të shtyrë mbledhjen për nesër në orën 10:00 për Tahirin.
Ajo e cilësoi si arrogante sjelljen e Ruçit, pasi “duhet të ishte hedhur në votim”, ndërsa nuk pranoi që të zbulonte asnjë detaj nga mbledhja me dyer të mbyllura, pasi është sekret hetimor.
Çupi u shpreh se është e paprecedent që në një seancë të tillë deputetit të cilit kërkohet t’i hiqet imuniteti i bën pyetje prokurorisë.
Intervista në Report Tv
Seanca u shty për nesër, cili është qëndrimi i opozitës
Të gjithë deputetët e opozitës insistuan që të mos e kthejmë në një seancë hetimore. Vetë Tahiri, i dyshuari për trafik ka bërë pyetje pa fund ndaj prokurorisë. Ky është një presion politik. Pyetjet ishin hapur politike. Edhe pse të gjithë deputetët i kujtuam Rucit rregulloren, përsëri nuk e ndërpremë, duke e quajtur një të drejtë të Tahirit për të respektuar të gjitha palët.
Basha deklaroi se në 24 orët që u blenë do të prishen provat që implikojnë Tahirin dhe qeverinë...
Ne kërkuam që dje mbledhjen e këshillit dhe ju e dini që Ruci e shtyri për sot dhe është sensitive dhe qytetarët janë të shqetësuar. Është e paprecedentë, që në hetim është ish-ministri i Brendshëm.
Mund të fshihen provat deri nesër?
Nuk e mendoj unë, por të gjithë qytetarët, edhe prokuroria e ngriti si shqetësim.
A mendoni se gjithçka që u soll vërtetojnë dyshimet?
Opozita ka qenë e bindur në vite, kemi bërë disa deklarata. Edhe qytetarët janë të bindur dhe nuk janë të surprizuar. Unë nuk do të preferoja dhe guxoja qoftë edhe një fjala nga pjesa me dyer të mbyllura. Ajo nuk është sekret shtetëror, por hetimor për një fazë të prokurorisë. Në një fazë të dosjes do i bëhet e ditur Tahirit dhe avokatit. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura nuk bëj asnjë koment.
Por me zotin Basha zgjati 6 seanca....
Basha e ka kërkuar vetë heqjen e imunitetit. Këshilli është 5 me 5, pasi vendimmarrja është sensitive, ka të ndërmjetme si kërkesa e avokatit, por ju e patë arrogancën, duhej vendimmarrje. Nuk e parashikon rregullorja shtyrjen, por vota vendos, por nuk kishte votë. Mbyllja ishte arrogante dhe abuzive.
A mendoni se ka dosje të tjera?
Nuk do të uroja që të kishte dosje të tjera. Është shumë e rëndë. Nuk do të doja kurrë, por nëse ka prova secili të marrë atë që meriton.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52