Shuhen masat 'arrest me burg' për 4 anëtarë të grupit 'Bajri', por mbeten sërish në qeli

Shuhen masat 'arrest me burg' për 4 anëtarë të grupit 'Bajri', por mbeten sërish në qeli

Është shuar masa e sigurisë 'arrest me burg', për 4 anëtarët e grupit 'Bajri'. Kjo ka ardhur pas pranimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kërkesës së avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi për shuarjen e masës së sigurisë 'Arrest me burg' të dhënë më datë 21.09.2018.

Megjithatë 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi dhënia e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë ditën e mërkurë më 20 nëntor. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 10:00 pritet të zhvillohet edhe seanca për verifikimin e kushteve të sigurisë për masën tjetër 'arrest me burg' të vendosur me datën 20 nëntor.  

Bajrat e Shkodrës u goditën vitin e shkuar në sajë të operacionit të koduar “Oaz”, ku u arrestuan mbi 10 pjesëtarë të këtij grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 10 masa të reja arresti, ku 5 prej personave të akuzuar, me në krye kreun e grupit ndodhen në qeli për vepra të tjera penale.

“Arrest me burg” është caktuar për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Asmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Jorida Murati, kjo e fundit e arrestuar mëngjesin e djeshëm. Po e njëjta masë sigurie është caktuar në mungesë edhe për Sirjan Alija, tashmë i shpallur në kërkim.

Ndërsa masa e arrestit shtëpiak është caktuar për Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, Florine Hoxha kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin Shkodër, si dhe për Mira Nikaj përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë