'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë

'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck

Martesa e këngëtares Jennifer Lopez me aktorin Ben Affleck duket se po shkon drejt divorcit. Dokumentet e divorcit të çiftit “janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar në gjykatë.

Sipas Daily Mail miqtë e tyre janë shprehur se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55- vjeçare, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi.

“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën. Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, thanë ata.

Affleck bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades Pacific më 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55- vjeçe. Miqtë e Lopez pretenduan se blerja e papritur e shtëpisë së Affleck në ditëlindjen e saj kishte qenë një 'thikë në zemër'.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë