Çlirim Tupi,i arrestuar pak kohë më parë nga policia e Tiranës pranë ambienteve të Ambasadës Amerikane në kryeqytet është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme. Tupi pritet të përballet në gjykatën e Tiranës me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Një gjë e tillë është konstatuar nga punonjësit e konsullatës Amerikane në Tiranë, të cilët kanë bërë verifikimin e dokumentacionit për shtetasin Çlirim Tupi,i cili kishte aplikuar për vizë amerikane, pasi kishte fituar lotarinë. Por ëndrra për të shkuar në Amerikë, është shuar për shkak se Tupi ka rezultuar se nuk kishte kryer studimet e gjimnazit dhe për pasojë për të plotësuar këtë kriter të domosdoshëm, ai kishte paraqitur në konsullatë një diplomë të falsifikuar.

Një fakt i tillë është zbuluar dhe ditën kur Çlirim Tupi është paraqitur në ambasadë për tu pajisur me vizë amerikane, ai është arrestuar nga policia e Tiranës, e cila ishte vënë në dijeni për këtë krim nga punonjësit e konsullatës. Tashmë Tupi do përballet në gjykatë me akuzën e ngritur kundër tij.