Shuhet epidemiologu Memo Boci, luftoi HIV/AIDS në Shqipëri

Shuhet epidemiologu Memo Boci, luftoi HIV/AIDS në Shqipëri

Epidemiologu Memo Boci

TIRANË- Epidemiologu Memo Boci, mjeku që nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS  ka mbyllur sytë sot përgjithmonë, duke iku nga kjo botë fizikisht, por duken lënë pas një kontribut të madh për vendin.

Boci u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë doktoreshë Silva Bino. Bino kthehet shumë pas në kohë, në 1988, atëherë kur ajo ishte vetëm një studente dhe Boci profesori i saj.

Doktoresha flet me superlativa për të, të cilin e përshkruan si një njeri shumë miqësor, të qeshur, që nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë, por mbi të gjitha një njeri që me shumë përkushtim i dha shumë vendit të tij. Boci luftoi HIV/AIDS  në vendin tonë, duke ndërtuar programin e parë të parandalimit për këtë sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë botë.

"Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988.Prisja se kush do te ishin anetaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjise Ne ate kohe semundjet infektive dhe higjena sic quhej  ishin nje departament por ndersa per semundjet infektive ishin profesoret e infektivit per epidemiologjine duhej nje komision me i gjere. Do te jete Memo Boci me thane i cili  ne ate kohe ishte Drejtor i Pergjithshem i Higjenes dhe Epidemiologjise ne MSH Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe puneve te higjenes dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjenes si vendi kyc  i parandalimit dhe ashtu u be.  Ishte aq miqesor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjehere ankthin e provimit.  Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjdhur kete nendege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit. 
Me pas me la nje detyre  te vecante te shoqeroja nje konsulent te famshem te OBSH te HIV/AIDS  Dr.Daniel Tarantolen ne vendet e sterilizimit te shiringave dhe me lejoi te merja pjese ne takimin perfundimtar me te ku u tha qarte se cfare  katastrofe e priste Shqiperine po te mos merreshin disa masa.Te cilat nje per nje Dr.Memo u perpoq aq shume dhe u moren qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me nje perdorim etj. keto qe ne sot i marim te mirqena u vendosen me shume mund nga Dr. Memo Boci. E me vone kur ne do te paraqiteshim ne konferencen per AIDS ne Lisbone ne vitin 1990 ishte ai qe pas asnje ngurim na vuri ne dispozicion materialet qe prezantimi Shqiperise te ishte sa me dinjitoz. Ishte Memo Boci personi qe  me dedikim nuk lejoi qe Shqioeria te personte katastrofe nga HIV/AIDS  dhe qe ndertoi programin e pare te  parandalimit te HIV/AIDS ne vend.  
Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.  Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe  themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS.  Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje  shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave",
shkruan Bino. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bajram bala: 20/09/2020 11:46

    IPALODHUR TERE JETEN,ME FORCAT ETIJ PA ASNJE NDIHME FINANCIARE CAHU NE JETE NGA INFERMJE NE MJEK I SHQUAR KUDO QE PUNOI HIGJENIST MODEL PER TERE KOHEN DHE PAS VITIT 1991 NE LUFTE KUNDER SEMUNDJES SE SHEKULLIT AIDS NE,KOLEGET DHE TE AFERMIT ETIJ DO TA KUJTOJME ME RESPEKT NJERIUN E PALODHUR TE MJEKESISE I NDIHMUAR NE MENYRE TE JASHTEZAKONESHME NGA GRUAJA E TIJ RRITI TRE FEMIJE TE EDUKUAR DHE TE SHKOLLUAR/I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ BAJRAM BALA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri