Rakiqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe lajmin e vdekjes e konfirmojnë edhe miqtë dhe kolegët e tij, Ramazan Rragami dhe Selami Dani.
Esati e nisi karrierën si futbollist në moshë të hershme dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur iu përkushtua trajnimit, profesion që e kreu për 33 vite me radhë. Përmes faqes zyrtare, Klubi i Vllaznisë shpreh ngushëllimet për humbjen e tij, ndërkohë që trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë në Shkodër në ditët në vijim.
d.b/shqiptarja.com