Anita Take u shua në moshën 83 vjeçare.
Ajo u ngjit në skenë para 50-vjetësh, por akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve si nostalgji dhe shumë këngë të saj këndohen edhe sot.
Me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, Anita Take la gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
E lindur në një familje patriotësh dhe me kulturë muzikore, ku babai i saj ka qenë trumpetist në bandën “Vatra”, Anita Take u dallua për një një talent të veccantë, që si rrallëkush interpretonte muzikën lirike. Kështu në aktivitet e para artistike ajo e u njoh dhe e lidhi jetën me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.
Duke harmonuzuar kompozimin e Prodanit dhe zërin e saj, Anita Take u bë këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.
Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe fat në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.
Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.
Zhani Ciko: Humbëm një zonjë të këngës shqiptare
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, dirigjenti dhe artisti i mirënjohur, Zhani Ciko, e quajti ndarjen nga jeta të Anita Takes, si një humbje të madhe për muzikën shqiptare.
Ciko kujton hapat e parë të Anitës në karrierën e saj muzikore.
"Anita është padiskutim një figurë historike e këngës tonë, sepse ajo e zhvilloi artin e saj në drejtim të këngës si vajzë shumë e re, pikërisht në institucionet e para që u krijuan pas luftës si Estrada e Shtetit. Anita u përzgjodh dhe për një kohë të shkurtër u bë këngëtare kryesore e estradës. Në atë kohë estrada ishte i vetmi institucion që zhvillonte gjininë e këngës. Anita mori në festivalin e parë që u mbajt në RTSH, me këngën e mirënjohur, "Fëmija i parë".
Bashkimi i saj me Agim Prodanin sigurisht që solli frytet e veta si për Anitën ashtu edhe për Agimin.
"Shpreh keqardhjen time të plotë për humbjen e Anitës. Akti i ndarjes nga jeta është një akt i rëndë. Më vjen keq për humbjen e kësaj zonje të këngës shqiptare. Anita Take ishte gjithmonë një zonjë e respektuar. Ka qenë një zonjë, një bashkëshorte e plotë në të gjitha drejtimet e saj", u shpreh Ciko.
[gallery]20555[/gallery]
