Shuhet Kryepeshkopi Anastas/ Trupi mbërrin të martën në 16:00 në Tiranë, ceremonia mortore të enjten në 11:00! Imzot Joani i Korçës, mbikëqyrës! Shpallen 5 ditë zie kishtare

Shuhet Kryepeshkopi Anastas/ Trupi mbërrin të martën në 16:00 në Tiranë, ceremonia mortore të enjten në 11:00! Imzot Joani i Korçës, mbikëqyrës! Shpallen 5 ditë zie kishtare

Katedralja e Kishës Ortodokse në Tiranë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfundon mbledhjen e jashtëzakonshme për vdekjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Zi kishtare për 5 ditë, 25-29 janar dhe pritje e trupit të martën e 28 Janarit, në orën 16:00 para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa homazhet nisin menjëherë pas mbërritjes së trupit dhe deri më 29 Janar.

Ceremonia e varrimit e Hirësisë së Tij do të kryhet të enjten e 30 Janarit, në orën 11:00, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu u vendos edhe zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal, përkohësisht. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të dytë. Nesër në Greqi do të mbahet një meshë e veçantë në Athinë.

“Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit”, thuhet në njoftimin e Kishës.

Njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

“KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

SINODI I SHENJTË

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30.

Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 - 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

Sekretariati

Mitropoliti i Amandias† Nathanail /Tiranë, më 25 janar 2025”.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos! Trupi mbërrin nga Athina të martën, ceremonia mortore të enjten! Imzot Joani i Korçës, mbikqyrës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje