Shuhet legjenda turke e
peshëngritjes, Naim Sulejmanoglu

Shuhet legjenda turke e<br />peshëngritjes, Naim Sulejmanoglu<br>
Është shuar dje në moshën 50-vjeçare legjenda botërore e peshëngritjes Naim Sulejmanoglu. Pesëhngritësi turk është ish kampion i Botës dhe fitues i tre herë Lojërave Olimpike. Sulejmanoglu vuante prej kohësh nga sëmundje që i janë shkaktuar nga pija e tepërt. Ai kishte disa javë që ishte shtruar në një nga spitalet e Stambollet me probleme të rënda në mëlçi, çka i sollën edhe humbjen e jetës. Sulejmanoglu ishte një figurë mjaft popullore në Turqi, madje sipas mediave turke vetë Presidenti Rexhep Taip Erdogan ishte interesuar për mbarëvajtjen e shëndetit të kampionit, por në fund mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot.

“Herkuli i xhepit”
Naim Sulejmanoglu (Sulejmanov mbiemri i lindjes)ka lindur në 23 janar të 1967 në Bullgari, në një familje myslimane me origjinë turke dhe që në moshën 17 vjeçare ka garuar për ngjyrat e Turqisë. “Herkuli i xhepit” siç e kishte nofkën mediatike për shkat të shttait të tij të shkurtë, veç 1.47 metra i gjatë, ka fituar tre herë medalje ari në Lojërat Olimpike 1988, 1992 dhe 1996) si dhe 5 medalje ari në Kampionate Botërore. Në Lojërat Olimpike të Sidnej në vitin 200 tentoi të fitonte medaljen e katërt të artë por pa sukses, duke i dhënë kështu fund një karriere të gjatë dhe të lavdishme. Nga ky moment Sulejmanoglu filloi pijen dhe jetën e shthurur që i lanë pasoja të rënda në shëndet.

Gjithsesi ai mbetet një nga emrat më të lavdishëm të peshëngritjes turke dhe asaj botërore. Popullariteti i tij është shumë i madh në Turqi. Kur fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Seulit kanë dalë për ta pritur në aeroport rreth 1 milionë veta në Turqi. Sulejmanoglu ka thyer shumë rekorde, por një nga më të veçantët është ai që ka ngritur më shumë se 10 kilogram mbi trefishin e peshës së trupit të tij.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët