Shuhet Leonard Cohen
'profesori' i baladave muzikore

Shuhet Leonard Cohen<br />'profesori' i baladave muzikore
Këngëtari me famë botërore, Leonard Cohen është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është postuar në faqen e këngëtarit kanadez në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë. Ne kemi humbur një nga vizionarët më të nderuar dhe më të shkëlqyer të muzikës. Një memorial do të zhvillohet në Los Angeles në një datë të mëvonshme. Familja kërkon privatësi në këtë kohë pikëllimi”, shkruhej në postim.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së kompozitorit dhe artistit Leonard Lohen. Një memorial do të zhvillohet në Los Angelos në nderim të tij, në ditët në vijim.

Me zërin e tij ai frymëzoi prej 5 dekadash miliona njerëz në mbarë botën, ku i dhuroi publikut këngë të paharrueshme.
leonard cohen postimi
Disa nga hitet më të bukura të këngëtarit të lindur në Montreal janë 'Suzanne' dhe 'I am you ma'n. Albumi i fundit që Cohen nxorri ishte “You want it darker” muajin e kaluar.

Leonard Cohen lindi në vitin 1934 në periferi të Montrealit në Kanada në një familje të mesme borgjeze me origjinë hebraike. Cohen mbërriti vonë në muzikë. Ishte mosha 30 vjeç, pasi kishte publikuar romane të ndryshme, vëllime poezi.
“The spice box of earth” si poezi dhe romani ‘Beautiful Losers’ u bënë sukses ndërkombëtar dhe më të pëlqyerit nga kritika.

Zëri i tij dhe tekstet poetike trajtonin dashurinë, urrejtjen, vdekjen, luftën dhe paqen, duke i dhënë atij titullin “kryeprifti i patos” dhe “kumbari i errësirës”.

Cohen u detyrua të niste një tur koncertesh dekadën e fundit pasi zbuloi se nga fondi i tij i pensionit mungonim 5 milionë dollarë.

[gallery]19592[/gallery]





  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin