Shuhet Luarasi, Përparim Kabo: Ike
mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin

Shuhet Luarasi, Përparim Kabo: Ike<br />mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin<br>
Pas ndarjes nga jeta të regjisorit Mihal Luarasi, profesor Përparim Kabo kujton në një status në Facebook kujtimet, ëndrrat dhe bisedat ndër vite së bashku.

“Ike mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin…tek të shihja të shtrirë pa jetë nuk doja ta besoja…Ike mik dhe le një boshllëk te familja jote e mrekullueshme…Ike Mihal Luarasi dhe teatri është në zi, ike nga kjo botë për të cilën u përpoqe ta bëje më të mirë me artin tënd regjisorial, ta bëje më humane me dramën shqipe, ta bëje një botë me dritë fal përkushtimit dhe kalvarit tënd…

Ike Mihal dhe do më mungosh, poezitë nuk do ti lexojmë dot më bashkë por unë do ti dërgoj në qiell…Sa kujtime kemi bashkë, sa ëndrra sa biseda dhe sa brenga….Ike miku im megjithëse tu luta para dy ditësh me poezinë titulluar të Lutem mos fluturo…por ja në këtë vjeshtë ike, lamtumirë mik i shtrenjtë…Më mori malli që tani…” shkruan Përparim Kabo. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari