Shuhet mjeshtri i violonçelit, Gjovalin Lazri

Është shuar në moshën 84-vjeçare, violonçelisti Gjovalin Lazri (1936-2020). Lazri prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa para pak ditësh presidenti i vendit Ilir Meta, i akordoi titullin "Mjeshtër i madh", të cilin e tërhoqi i biri.

Por kush ishte Gjovalin Lazri?

I lindur në Shkodër, kreu shkollën artistike “Jordan Misja”,  për violonçel. E më pas vazhdoi studimet e larta në Pragë, në Akademinë e Muzëikës dhe Arteve

(1959 – 1961​). Për t'u rikthyer në Tiranë në vitin 1962, si student në konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Për katër degada ka punuar si pedagog në shkollën "Jordan Misja" në Tiranë.

Ka përgatitur kuadro të shumtë violonçelistë që sot janë solistë, pedagogë dhe pjesëmarrës në orkestrat kryesore të vendit dhe ndërkombëtare edhe ka qenë zv.drejtor artistik i shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Tiranë (duke përfshirë edhe shkollën koreografike).

Por ka qenë edhe udhëheqës artistik i shkollës, duke drejtuar denjësisht aktivitete të shumta dhe cilësore: si Koncerte brenda shkollës; Konkurse në rang kombëtar; Takime kombëtare ndërmjet shkollave artistike të vendit; Koncertet e Majit; Koncerte me rastin e të gjitha festave kombëtare; Takime dhe festivale ndërkombëtare (Ballkan dhe Europë).

Ka qenë kryetar i përhershëm i Qendrës së Kualifikimit të kuadrit artistik për shkollat muzikore të vendit në të gjitha kategoritë dhe specialitetet e profilit artistik (20 vjet).

Ka qenë kryetar i “Bërthamës Shkencore Metodike” ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në dobi të kualifikimit metodik dhe profesional të kuadrit të shkollave artistike të vendit (10 vjet)

Nga vitet '60-2000 ka pasuar disa ​debutime si violonçelist solist; pjesëmarrës në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Filarmoninë e Tiranës, dhe orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

 Është aktivizuar rregullisht në shtypin e kohës dhe i ftuar në emisione në Radio Televizionin Shqiptar si njohës i pedagogjisë muzikore, si dhe për diskutime e opinione për figura të shquara të artit tonë kombëtar.

 Por kontributi i profesor Lazrit është i madhe dhe në fushën e botimeve në fushën e muzikës.

2001-​“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”.

2004​-"Violonçeli” – libër artistiko-metodik ne ndihme te studenteve e mesuesve te rinj, si edhe për të apasionuarit pas instrumentit e muzikës.

2009​-"Liceu Artistik “Jordan Misja” ne vitet 1946 – 1991”.

2011​-"Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”. Ribotim i pasuruar me material të reja.

2013-​“Figura të Shquara të Kombit Tone – Kujtime të Jetuara ”.

 Tituj:

1972 -- Medalja “Naim Frashëri”

1977 -- Medalja “Naim Frashëri” (Dekret 4932)

1984 -- Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III (Dekret 6913)

2020 -- “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga President i Republikës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filani: 08/07/2020 19:24

    R.I.P profesor i paharruar qofte kujtimi yt e ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip