Shuhet Montserrat Caballé, diva e fundit të operës lirike
Diva e operës lirike Montserrat Caballe është shuar në moshën 85-vjeçare. Caballe ka interpretuar me shumë këngëtarë të tjerë të famshëm ndër të cilët Pavaroti, Plaçido Domingo dhe Carreras.
Montserrat Caballé
Ikonë pop, talent lirik, simbol i rilindjes së Barcelonës me olimpiadat e vitit 1992. Të gjitha këto dhe më shumë bënin një divë, si Montserrat Caballe, një nga zërat më të mëdhenj të viteve ‘900.
Sopranoja e famshme, sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, është ndarë nga jeta gjatë agimit të ditës së sotme në spitalin Sant Pau të Barcelonës, ku ishte shtruar prej mesit të shtatorit.
Nuk e konsideroj veten si një legjendë të operës lirike, as si divën e fundit, siç ndonjëherë shkruajnë gazetarët. Çdo epokë ka yjet e saj, në rastin tim merita e vetme është që kam bërë mirë punën time, në mënyrën më të mirë të mundshme, në nivelin më të lartë.
Montserrat Caballe
María de Montserrat Bibiana Concepcion Caballé i Folch lindi në Barcelonë në 12 prill të vitit 1933 dhe ishte konsideruar një nga sopranot më të mëdha të shekullit XX, me një repertor të gjerë që shkonte nga belcanto i Moxart, Rosinit, Belinit e deri tek Verdi, Vagner e deri tek Verismo, gjithmonë e karakterizuar nga një teknikë e paarritshme me një kualitet interpretativ unik.
Ishte gjithashtu një interpretuese e shkëlqyer e këngëve popullore franceze, në vitin 1988 bëri një inkursion në muzikën pop me mikun e saj Freddie Mercury, duke nxjerrë edhe albumin Barcelona që e bëri të famshme përpara publikut të gjerë dhe konsolidoi edhe më shumë besueshmërinë e talentit të këngëtares së Queen.
Caballe ka kënduar me shumë këngëtarë të tjerë të famshëm ndër të cilët Pavaroti, Plaçido Domingo dhe Carreras.
Kur kam kënduar ‘Manon Lescaut’ me Domingon, që ishte i mrekullueshëm ai më tha se kishte zbuluar një botë të re duke kënduar me mua, dhe e njëjta gjë më ndodhi mua. Me Jose Carreras kam pasur një lidhje shumë të veçantë, kemi mbetur të magjepsur njëri me tjetrin. Gjithashtu me Pavarotin, që për mua ka qenë si një baba.
Montserrat Caballe
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 3888
Lajme të tjera
-
Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje
5 Maj, 21:06
-
1.6 milionë fansa në koncertin e Madonës në Rio De Zhaneiro, këngëtarja shënon rekordin e saj
5 Maj, 20:47
-
'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh
5 Maj, 20:24
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka
5 Maj, 19:49
-
Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal
5 Maj, 19:29
-
Mbytja e nënës me fëmijët në Shkodër, Balla: Policia ka dyshime të forta se dhuna në familje dhe presioni e kanë shtyrë drejt aktit tragjik
5 Maj, 19:21
-
Basha zbulon pasionin për makinat: Kam qenë i tmerrshëm para se të lindte goca
5 Maj, 19:12
-
Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit
5 Maj, 18:46
-
Ardit Rada: Këta i presin dëshmorët nga kati i tetë
5 Maj, 18:38
-
Kryebashkiaku Beci: Shkodra e tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve të saj, të dënohet kushdo që e nxiti një veprim të tillë
5 Maj, 18:27
-
Nëna bashkë me 3 fëmijët u hodh në Bunë, Spiropali për tragjedinë në Shkodër: Dhuna ndaj grave duhet të ndalet me çdo kusht
5 Maj, 18:06