Shuhet në moshën 70- vjeçare, Joe
Cocker, ylli i muzikës Rock & Blue

ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të hëne ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, ylli i muzikës Rock & Blue, Joe Cocker.

Agjenti i tij Barrie Marshall ka konfirmuar vdekjen e Cocker nga një sëmundje e pazbuluar, ndërsa ka shtuar se askush nuk mund ta zëvendësoj boshllëkun që ka lenë vdekja e tij.
 
Cocker lindi më 20 maj 1944 në Shefilld të Anglisë. I njohur për zerin e tij të fort ai filloi karrierën e tij duke kenduar në klubet e Sheffield në vitet ’60. Më pas Cocker u bë vokalist i grupit “The Cavaliers”.

Joe Cocker

Ai do të mbahet mend për zërin e tij guximtar dhe performancën me lëvizjet e tij trupore mbi skenë. Sidomos me koverin e “Beattles” With a Little Help From My Friends, e cila ishte kënga numër një në vitet 1969.
 
Joe do të mbetet në kujtesën e të gjithëve me hitet si You Are Beautiful , si dhe Unchain My Heart.
 
Në vitin 2007 Cocker u kurorëzua me çmimin OBE nga mbretëresha e Anglisë. Në gjithë karrierën e tij muzikore ai ka krijuar 40 albume dhe qindra turne në gjithë botën.
 
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, teksa ka shkruar: “Lamtumirë Gjigand! You were the best”, mbi postimin e kengës Unchain My Heart.

rama fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët