Shuhet në moshën 80-vjeçare
shkrimtari Teodor Laço

Shuhet në moshën 80-vjeçare<br />shkrimtari Teodor Laço
Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço.

Ai lindi më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.

Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 u angazhua edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 si dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Ditën e dielë, nga ora 11:00-12:00, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizojnë në mjediset e hollit të kësaj Ministrie homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur dhe ish-deputetit, Teodor Laço.

Disa nga veprat
Era e tokës (1965)
Shtëpia në rrugicë (1968)
Një natë shiu - 1969
Një nuse për Stasin (1970)
Tokë e ashpër (1987)
Korbat mbi mermer (1981)
Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987)
Pushimet e kolonelit (1990)
Shi në plazh
Vrasja e buzëqeshjes
Një dritare në Kremlin
Mjegull (2009)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit