Shuhet në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa

Shuhet në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa

Ne foto regjisori Xhezair Dafa (1940-2020)

Është shuar në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa (1940-2020). Xhezair Dafa u lind në Borsh. Studimet e larta i kreu në degën e “Aktrimit” në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1966 u angazhua si asistent-regjisor në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. “Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si asistent-regjisor.

Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmin artistik – veçmas tek realizimet kinematografike, si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo“Intendenti” (1980).

Ndërsa, filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur është, ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), për të mos u ndalur më tej në shpalosjen e vlerave kulturore edhe historike të vendit me “Kujdes” (1970), "Perla e Jugut", "Blerim në bregdet", "Bleron kjo lulja e Jonit" etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doris Dafa: 04/02/2020 22:42

    Ju falenderoj ne emer te familjes per artikullin e shkruar mbi babain tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship