Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Adem Demaçi, "Mandela" i Kosovës

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Adem Demaçi,

Aktivisti Adem Demaçi

Kosovë-Aktivisti i njohur, Adem Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur lajmin sot gjatë seancës plenare, teksa po diskutohej dialogu Kosovë-Serbi.

 Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë, por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë.
 

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Demaçit.

Një biografi e shkurtër për Adem Demaçin:

Adem Demaçi u lind në 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. Që pas mbarimit të shkollës Demaçi u bw pjesw e organizatave që dënonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi dhe diskriminimin e tyre në çdo hap. Aktivisti dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 – 1956, dhe arrestimin e dënimin e grupit të studentëve me në krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin në Prishtinë dhe grupin e Burhan Pashollit në Shkup, sepse këto terrorizma frikësonin edhe më shumë turmat shqiptare dhe bënin që edhe më shumë të merrte hov shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.

Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër “Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”. 

Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit. Menjëherë pas këtij botimi popullariteti i Ademit u rrit jashtë mase dhe emri i tij filloi të përmendej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe.

Më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua nga qeveria autoritare e Josip Broz Tito dhe pas disa muajsh në hetuesi, doli para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”. Por në gjyq Ademi jo vetëm që nuk u mbrojt por u hodh në kundërsulm, duke u shprehur që Kosova duhet të shkëputej nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me Shqipërinë. Demaçi u burgos për tri vite. Në vitin 1964 u burgos sërish deri në vitin 1974, dhe nga 1975-1990, kur u lirua nga burgu pas zhvillimeve demokratike në RFSJ.

Për gati 29 vite, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u përballë me të gjitha të këqijat që i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.

Madela i Kosovës është nderuar me çmimet:

“Urdhëri hero i Kosovës” në vitin 2010.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit,1991

Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995

Shkrimtari Selatin Novosella i dedikoi edhe një libër këtij njeriu të pavdekshëm me titull “Demaçi-njeri i lavdisë”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Vdekja e Demaçit, reagon Kadare: Të tronditur si rrallëherë në jetë, miku ynë i pazëvendësueshëm

Pas vdekjes së aktivistit Adem Demaçi, ka reaguar dhe shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Në një letër dërguar familjes, Çifti Helena dhe Ismail Kadare, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes, ku thonë se ndihen të tronditur si rrallëherë në jetë.

“Te tronditur si rralle here ne jete, ju dergojme ngushellimet tona per humbjen e Ademit te shtrenjte, mikut te pazevendesueshem , te domosdoshem si rrallekush per ne dhe per kombin, Ismail dhe Helena Kadare.”-thuhet në letrën e shpërndarë në media. 

 

Ora 21:13
Vdekja e Demaçit/ Meta: Jam i hidhëruar, frymëzim për brezat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktivistit Adem Demaçi. Meta thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të Adem Demaçin pikëllon të gjithë shqiptarët, si simboli i rezistencës kombëtare.

Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi.
Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore.
Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje.
Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.
Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

Ilir Meta, president

Ora 20:33
Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, Rama: Burrë i llojit më të veçantë, iku si zotni e i tha të gjitha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktivistit Adem Demaçi. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me vdekjen e tij mbyllet historia e një rebeli të rrallë.

Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”-shkruan Rama.

Ora 20:04
PD mesazh ngushëllimi për Adem Demaçin, Basha: Humbje e madhe

Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha, kanë ngushëlluar familjen e aktivistit Adem Demaçi, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta. Në mesazhin e Bashës thuhet se kombi shqiptar sot humbi një nga njerëzit që ka mbajtur peshën e krenarisë kombëtare.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.

Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe.

Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën.

Ora 19:53
Vdekja e Demaçit, Lëvizja Vetëvendosje: Shqiptarët, të pikëlluar, s’u dorëzua kurrë

Reagime të shumta kanë nisur pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktivistit Adem Demaçi, të njohur për çështjet kombëtare.
Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes, ku thekson se veprimtaria e Demaçit do të mbahet mend, bashkë me flakën e atdhetarisë që ndezi në zemrat e shqiptarëve.

Njoftimi i plotë:

Ngushëllime popullit shqiptar dhe liridashësve të gjithë botës.

Vdekja e Adem Demaçit pikëllon rëndë gjithë shqiptarët, e në fakt gjithë liridashësit. Në këto momente dëshirojmë t’i gjendemi pranë sidomos familjarëve e të afërmve të familjes Demaçi. Veprimtari i cili kurrë nuk u dorëzua e nuk u thye, as prej dekadave të burgut, sot nuk është më mes nesh. Por më e pranishme se kurrë është flaka e atdhetarisë, ideali që ai ndezi në zemrat tona.

Nuk ka aktivist të Lëvizjes që nuk është edukuar në frymën dhe në shembullin e Adem Demaçit, i cili ka qenë dhe do të jetë përgjithmonë busulla dhe fari, jo vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por për çdo subjekt të sotëm apo të ardhshëm që synon emancipimin e popullit tonë.

Adem Demaçi mishëronte si askush tjetër të gjitha virtytet e tiparet e veprimtarit që nuk reshti asnjëherë së preokupuari e angazhuari për popullin e kombin. Fjalët nuk gjenden për ta përshkruar angazhimin e tij që mbetet një simbol i pashlyer, e dhembjen e madhe, por vepra e tij monumentale do të përndritë gjithmonë shqiptarët, e shembulli i tij do të frymëzojë të gjithë ata që kombin dhe atdheun e vënë mbi vetën e gjithcka tjetër.

Adem Demaçi vdiq, por ai është i pavdekshëm. Vigan në panteonin e kombit, me shpirtin e tij të fortë, me parimet e tij të panegociueshme, me vlerat e tij njerëzore e universale, ai e mposhti çdo gjakatar e çdo tiran. Qëndresa e tij do të mbetet frymëzim, vepra e tij do të jetë mësimi ynë.

Je i përjetshëm në zemrat e shqiptarëve, baca Adem!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lek Pervizi: 29/07/2018 02:55

    Ngushellimet tona te thella familjes, Kosoves, Shqiperise e mbar kombit shqiptar. Adem Demaçit mbetet patrioti i madh shqiptar qe shenon nje epoke te rendesishme historike, si ate tragjiken qe ai e pesoi, po asht ate te fitores se lirise e pavaresise se Kosoves, se ciles i kushtoi jeten. E ndjei veten te nderuar, sepse kam patur mundesine ta njoh e te flas me te, ne nje mbledhje ne Bonn. Ku mora fjalen dhe u fola kosovareve te pranishem, mos u qani per burra shteti, ja ku e keni nje nga me te vlefshmit e te rendesishmit.Duke e ditur historine time, po si ajo e tij, u perfal me emocion me mua dhe me dhuroj libri qe sa kishte botuar. Nje kujtim i paharrueshem. Me vjen mire per emocionin qe ka perfshi mbar shqiptaret kudo jane, qe tregon se ai i bashkoi te gjithe ne kete dite qe u nda nga jeta e prej nesh. Kujtimi tij do te mbetet i perjetshem, me urimin qe po ashstu te perjetesohet me monumente si ne Kosove asht ne Shqiperi. Lamtumire Baca Adem, pushofsh ne paqe.

    Përgjigju
  • Julian: 27/07/2018 09:21

    U prefsh në paqe bac Adem, shpresoj që shpirti yt të gjejë lirinë dashurinë dhe shpërblimin nga Zoti për gjithçka ti dhe për kombin tone.E vërteta dhemb shumë dhe njerëzit që bëhen shërbëtorë të fjalës dhe mendimit të lirë siç ishe ti janë shumë të rrallë.Zoti u tregua bujar me ne kur të lindi në trojet tona Përulem me respekt para veprës tende. Ngushëllime te sinqerta familjes

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 26/07/2018 21:36

    Ngushellimet me te sinqerta familjes,bashkepunetoreve dhe gjithe kombit shqiptar,iku mandala dhe motori i qeshtjeve te medha kombetare ku nga sot ata qe siq i quante baca Adem te "koriturit" do ta kene edhe me te lehte qe te koriten,bile tash do dalin per ledine,e "shiqyr" qe keta muajt e fundit nuk ka degjuar i gjori se "ajka" e PD-s po na del vegel e rusise siq thoshte baca Adem per LDK-n se ishte paterice e serbise dhe ashtu doli e ashtu eshte,une mendoi se lulzim basha para se te shprehte ngushellimet ta largonte kshilltarin special per siguri kombetare serbin fazlliq sepse baca Adem dhe fazlliqi nuk mund te jene ne te njejtn linje,pasi dihet se baca Adem per kombin ka mbajtur 28 vite burg,po fazlliqi per cilin komb e keshillon lulin dhe sali berishen!

    Përgjigju
  • Erik: 26/07/2018 21:31

    U prehsh ne paqe baca Adem!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 26/07/2018 19:40

    Adem Demaçi një njeri ZOTNI njëpatriot i vërtet . U prefsh në paqe o njeri i përsosur . Të qoft dheu ibleht . I pa vdekshëm qoft emri jot .

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 26/07/2018 19:40

    Adem Demaçi një njeri ZOTNI njëpatriot i vërtet . U prefsh në paqe o njeri i përsosur . Të qoft dheu ibleht . I pa vdekshëm qoft emri jot .

    Përgjigju
  • Kujtim Koroni: 26/07/2018 19:13

    Ngushëllime familjes,i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, shpirti i tij u prehtë në parajsë.Do të ngelet frymëzim për brezat e ardhshëm.

    Përgjigju
  • Tahipi: 26/07/2018 18:53

    Baca Adem u prefsh ne paqe Mandela I Kosoves

    Përgjigju
  • Proka: 26/07/2018 18:39

    Ngushllime gjithe Kombit Shqiptare,Adem Demaci eshte nje nder fytyrat me te lavdishme te Kombit. Lavdi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje