Shuhet në moshën 84-vjeçare
studiuesi e kritiku letrar Brahimi

Shuhet në moshën 84-vjeçare<br />studiuesi e kritiku letrar Brahimi
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Razi Brahimi, themeluesi i kritikës letrare shqipe të letërsisë sonë të pas luftës.

Razi Brahimi lindi në Delvinë në 9 maj 1931. Shkrimtar, studiues, kritik letrar, historian i letërsisë, romancier, tregimtar etj, profesor Razi Brahimi ka qenë po ashtu shef i Katedrës së Letërsisë në Institutin e Arteve.

Ai kreu studimet shkëlqyeshëm për gjuhë- letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Tiranë dhe mban titullin shkencor Docent. Punoi në Lidhjen e Shkrimtarëve, në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe dha leksione letërsie në universitet dhe Akademinë e Arteve.

Razi Brahimi është themelues i kritikës letrare shqipe të letërsisë sonë të pas luftës me vepra themelore si “Fjalë për letërsinë” (1960), “Shënime letrare” (1969), “Kur flasim për poezinë” (1972), “Vepra dhe profile krijuese” (1986), “Duke ndjekur procesin letrar” (1989) etj.

Nga veprat letrare mund të përmendim romane, novela dhe vëllime me tregime si “4 vajza”, “Zgjimi i pranverës”, “Tregime”, “Kthesa të forta”, “Larg familjes” etj.
Nga veprat e fundit mund të përmendim vëllimin me poezi “Ç’desha të them”, “Vetëvrasje poetësh” etj.

Studiuesi dhe shkrimtari Razi Brahimi ndërroi jetë në Tiranë pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e Sharrës./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës