Shuhet Teodor Laço, homazhe për
ish-politikanin e shkrimtarin e njohu

Shuhet Teodor Laço, homazhe për<br />ish-politikanin e shkrimtarin e njohu
Qindra qytetarë, miq, të afërm, artistë, shkrimtarë e politikanë i kanë dhënë paraditen e kësaj të diele lamtumirën e fundit ish shkrimtarit e ish-politikanit Laço.
 
Teodor Laço është përcjellë me nderime të mëdha nga dera e Ministrisë së Kulturës, institucion të cilin ai e drejtoi në vitet 1994-1997.

Në këto homazhe kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Vdekjen e Teodor Laços kryetari i Kuvendit e konsideruar si një humbje të cilën do ta ndjejnë të gjithë. “Ka lënë gjurmë e do kujtohet përgjithmonë” tha Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e Laços në letërsi, kinema e teatër.
 
Ministrja e Kulturë Mirela Kumbaro e ka vlerësuar si mik të letrave dhe si një ish drejtues të institucionit. Kumbaro theksoi se Laço e meriton të përcillet me nderime nga dyert e Ministrisë së Kulturës, që dikur ka qenë edhe kinostudioja shqiptare.
 
Në homazhe, personalitete të letërsisë dhe kinematografisë janë shprehur se Laço ka lënë gjurmë me skenarët e dhjetëra filmave dhe si regjisor.
 
Teodor Laço vdiq më 15 tetor në moshën 80-vjeçare. Shkrimtari ka lënë amanet të varroset në Dardhe të Korçës në vendlindjen e tij.
 
Rreth orës 12.00 kortezhi u nis drejt vendnisjes, ku do të jetë banesa  fundit e shkrimtarit, kineastit dhe politikanit të njohur Teodor Laço.
 
Dardha e Korçës është një nga vendet që i ka dhënë Shqipërisë patriotë të mëdhenj dhe personalitete të mëdha në fushën e kulturës e më gjerë.  


Ora 11:40 Ilir Meta: Vdekja e Teodorit është një humbje që do ta ndjejnë të gjithë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka bërë homazhe për Teodor Laçon ka thënë se vdekja e tij është një humbje të cilën do ta ndjejnë të gjithë.

Kryeparlamentari ka shtuar se ai ishte një personalitet i shquar dhe ka pasur kontribute të vyera për shoqërinë e politikën shqiptare.

Ishte personalitet i shquar, është një humbje që do ta ndjejnë të gjithë, jeta jonë publike pasi ai ka pasur kontribut të spikatur që nga koha kur kontribuoi në kulturën e letërsinë por edhe në nxitjen e proceseve demokratike duke dhënë kontribut edhe në kuvend e qeverisje e shërbimin diplomatik. Shpreh keqardhje për këtë humbje, ai ka lënë pas një trashëgimi mjaft të vyer në të gjitha fushat ku kontribuoi. Ka lënë gjurmë e do kujtohet përgjithmonë” tha Meta.

[gallery]19121[/gallery]

Ora 11:35 Berisha: Ndjehem i pakësuar e lënduar nga ikja e Teodor Laços
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka bërë homazhe mbi trupin e pajetë të Teodor Laços ka thënë se  me ikjen e tij ai ndjehet i pakësuar dhe lënduar.

Ai ka vlerësuar kontributin e Laços duke nisur nga letërsia e arti shqiptar e deri tek demokratizimi i vendit dhe zhvillimi i demokracisë.

Ishte një nga shkrimtarët më të shquar, një nga politikanët më të urtë, më të formuar, zëri i tij ishte zëri i arsyes, sot ndoshta kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të pëlqyera në vitet e diktaturës ‘Shi në plazh”. Kanë kaluar vite, pro njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të tij në këtë ndërtesë në takimin mes qytetarëve e komitetit qëndror. Me mendimin e tij u rreshtua në anën e qytetarëve dhe i kërkuan regjimit ndryshimin. Më vonë, u angazhua në politikë, qëndroi në anën e vlerave e parimeve që besoi. Dha kontribut në koalicion me PD dhe në vazhdim. Laço është shkrimtari, ndoshta që i thuri himnet më të bukura Korçës e korçarit dhe zë një vend të ndritur në letrat shqipe.Shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, miqve ngushëllimet e mia. Ndjehen shumë i lënduar dhe i pakësuar se edhe unë kam humbur një mik të çmuar me ndarjen e tij nga jeta. Dheu të jetë i lehtë mbi të’ tha Berisha.

[gallery]19116[/gallery]
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit