Vatra e madhe e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve është fikur, ndërsa vijon ende që të dalë tym nga plastika. Vendngjarja po kontrollohet nga ekspertët e kriminalistikës që kanë nisur hetimet për shkaqet.
Në pyetje janë marrë punonjësit e kompanisë së sigurisë së fabrikës së riciklimit. Ata kanë thënë se ndodheshin te dera e jashtme e fabrikës kur kanë parë tym në mes të fabrikës.
Gjithashtu, ata kanë shpjeguar se punëtorë nuk ka pasur, ndërsa shtojnë se kanë qenë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Por drejtori i zjarrfikëses deklaroi mesditën e sotme se kanë qenë banorët që kanë lajmuar për zjarrin dhe jo punonjësit e fabrikës.