Willy Kamsi, ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshën 90-vjeçare.
 
Kamsi, i lindur në Bari të Italisë, ishte me origjinë nga Shkodra, qytet ku mbylli sytë për herë të fundit. Ai u shqua në arsim, diplomaci, etnografi dhe bibliografi.
 
Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1943, kur u vendos në Tiranë, por pas luftës familja e tij u dëbua nga kryeqyteti dhe u tansferua në Shkodër.
 
Më 1993, Kamsi u emëruar ambasador i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, një detyrë që e kreu deri më 1996.
d.i./Shqiptarja.com