Situata e zjarreve duket se është qetësuar dhe vendosur në kontroll në qarkun e Vlorës dhe në Elbasan, por janë regjistruar disa vatra të tjera në Prrenjas dhe në Librazhd.
Sipas informacioneve të fundit në qarkun e Vlorës, në Dukat, Llogara, Kallarat dhe disa fshatra të tjerë që ishin regjistruar vatra zjarri, situata është në kontroll.
Dy avionët nga Greqia kanë kryer edhe dy fluturime të tjera sot paradite duke shuar zjarrin në Llogara, ku ishte zona më problematike.
Ndërsa në Krastë të Elbasanit pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve flakët u shuan, por dëmi është shumë i madh.
Ndërsa vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe në Prrenjas.
Zjarrfikëset, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe banorët janë duke punuar pa pushim për fikjen e zjarreve.
Por infrastruktura, pajisja në mjete dhe fuqia njerëzore është e pamjaftueshme për të përballuar zjarret.
Si në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë ashtu edhe në Prrenjas flakët vijojnë që të përpijnë hektarë me pyje.
Në Prrenjas pasdite pati edhe disa shpërthime municionesh pranë një ish-reparti ushtarak si pasojë e flakëve të zjarrit.
[gallery]23370[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com