Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili merret sërish i pandehur pak javë pasi la qelitë ku vuajti dënimin për korrupsion, ngacmim seksual dhe shpërdorim detyre.
Këtë herë Xhelili është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Dibrës e cila e ka hetuar për fshehje pasurie.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk justifikon me dokumente zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.
Hetimet ndaj Xhelilit nisën pas arrestimit të tij për përfshirjen në aferën seksuale në Bashkinë e Dibrës, ndërsa kallëzimi për mos justifikim e fshehje pasuria u bë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
E ndërsa ky apartament pronësi e vendosur në emër të Ervis Xhelilit djalit të kryebashkiakut deklarohet ende e pashlyer nga Xhelili sipas kontratës së gjetur nga prokuroria, thuhet se pagesa prej 34 mijë euro është bërë cash.
Ndërkohë në sitën e hetimeve të prokurorisë ka kaluar dhe një apartament në zonën e Kasharit në emër të djalit të ish-kryebashkiakut dhe një automjet me vlerë 20 mijë euro, por në përfundim të hetimeve vetëm apartamenti në Durrës prej 34 mijë euro rezulton i pajustifikuar dhe deklaruar.
Shukri Xhelili në 2015 u vu nën akuzë pas zbulimit të aferës seksuale në bashki, ku për të punësuar shtetasen me iniciale A.B ai kërkoi favore seksuale.
Pas këtij skandali Xhelili u shkarkuar hetua e më pas dënua nga krimet e rënda, ku vetëm pak javë më parë la qelitë e burgut.
Skandali seksual, Shukri Xhelili u dënua 1.8 vite burg
Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Dibrës vitin e kaluar pasi u përfshi në një skandal seksual në këmbim të vendit të punës, ndërsa përfundoi edhe në ndjekje penale
Xhelili u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 2 vite e 8 muaj burg, por pasi apeloi vendimin përfitoi dënim më të lehtë.
Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi akuzën ndaj tij në prill të këtij viti duke e dënuar vetëm me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë” dhe jo për korrupsion pasiv.
Shukri Xhelili u lirua në datën 8 qershor të këtij viti, pasi iu llogarit edhe koha e qëndrimit të paraburgim, duke përfituar kështu lirinë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO