Shulku mohon akuzat e Finos për
Dukën, publikon buxhetin e FSHF

Shulku mohon akuzat e Finos për<br />Dukën, publikon buxhetin e FSHF<br>
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku ka raguar në një konferencë për shtyp sot për akuzat e bëra së fundmi në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit nga rivali i Armand Dukës në garën për kreun e këtij institucioni, Bashkim Fino. Fino kishte ngritur akuza të rënda lidhur me transparencën e buxhetit të FSHF, si dhe deklaratave të rreme që sipas tij ajo raporton pranë UEFA-s. Shulku i ka mohuar këto akuza duke i konsideruar si të pavërteta.


Deklarata e plotë e  Ilir Shulkut për buxhetin e FSHF

1. NË LIDHJE ME AKUZEN PER BUXHETIN E FSHF

Eshtë kategorikisht e pavertëtë dhe nje keqinformim shifra prej 24 mln euro në vit e buxhetit të FSHF-së.

Për transparencë të opinionit publik shkurtimisht po ju them që:

a) Në vitin 2014 Buxheti ka qenë 5.1 mln euro

b) Në vitin 2015 Buxheti ka qenë 6.8 mln euro

c) Në vitin 2016 Buxheti ka qenë 7.1 mln euro

d) Në Vitin 2017 Buxheti ka qenë 8.2 mln euro

e) Në Vitin 2018 Buxheti është në 7.1 mln euro

(ne shifrat e mesiperme nuk perfshihen te ardhurat nga EURO 2016 si dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare per rikonstruksionin e dy stadiumeve )

Këto janë shifrat zyrtare të buxheteve vjetore të FSHF-së te miratuara ne Asamblete e Pergjithshme.

2. AKUZA PËR DEKLARIMET E RREME NË UEFA

Në lidhje me deklarimet e ndryshme financiare në UEFA, sqarojmë personat në fjalë, por mbi të gjitha opinionin publik që rreth 70% e buxhetit të FSHF-së është e mbuluar nga fondet e FIFA-s dhe UEFA-s, dhe ka monitorim dhe auditim direkt prej tyre. Këto të ardhura auditohen tërësisht nga FIFA dhe UEFA.

Më konkretisht:

  • Për vitin 2016, fondet e FIFA-s & UEFA-s, ishin 68.5% e buxhetit
  • Për vitin 2017, fondet e FIFA-s & UEFA-s ishin 70%
  • Për vitin 2018 këto fonde shkojnë në rreth 72%

Të gjitha hamendesimet e tjera për deklarime të rreme janë thjesht dhe vetëm një keqinformim qe i behet opinionit publik.

3. AKUZA PËR SHPENZIMET NË KOMPANINË TURISTIKE VAS TOUR

FSHF disponon ne menyre te pavarur sistemin e biletarise ‘Amadeus SELLING platform’ te cilin e perdor per percaktimin e itenerareve te ndryshme, nepermjet te cilit merr cmimin direkt te kompanive Ajrore.

Kompania Vas Tour nga ana e saj ekzekuton vetem finalizimin me nr elektronik te biletes se udhetimit sipas rezervimit te kryer nga sistemi Amadeus i FSHF-se.

FSHF mbulon biletat e ekipeve kombëtare për ndeshjet zyrtare e miqësore, turnetë zyrtarë e miqësorë, si më poshtë vijon:

1. Për ekipin Kombëtar A

2. Për ekipin kombëtar U-21

3. Për ekipin kombëtar U-19

4. Për ekipin kombëtar U-17

5. Për ekipin kombëtar U-15

6. Për ekipin kombëtar A të femrave

7. Për ekipin kombëtar U-19 të femrave

8. Për ekipin kombëtar të futsal

dhe se fundmi edhe për ekipet kombëtare U-16, U-18 dhe U-20.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit për të gjithë lojtarët dhe stafet e këtyre ekipeve kombëtare mbulohen nga FSHF.

Eshte deklaruar ne media, qe FSHF i ka paguar kesaj kompanie 1 mln EURO vetem ne vitin 2016. Po ju sqaroj qe, ne vitin 2016, duke marre parasysh dhe pjesemarrjen ne Kampionatin Europian dhe shpenzimeve te nevojshme, FSHF ka paguar ne total Shumen prej 715.000 EURO, ku rreth 60% e kesaj shume ka shkuar per organizimin dhe akomodimin ne EURO 2016.

AKUZA mbi 54 MLN EURO te paguara per Kompanine PLUS

Kjo eshte nje tjeter farse mediatike, pasi shuma totale e paguar ne vitin 2017 per kompanine PLUS eshte 3.8 mln leke/te reja per shpenzimet telefonike te administrates se FSHF.

AKUZA NË LIDHJE ME PAGESAT PER KOMPANINE TOP-AL

Pagesa në shifren prej 270,000 euro për kompaninë TOP-AL, ka mbuluar të gjitha aksesoret e mobilimit për stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, me një volum pune të jashtëzakonshëm shoqëruar me pasqyrat përkatëse të punës.

Kjo kompani eshte kontraktuar sipas te gjitha rregullave dhe proceduarave financiare qe operon FSHF.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas