"Shullazi" Si dhuroi hotelin
ortaku i Bankës Shqiptare

ortaku i Bankës Shqiptare">
Vetëm 22 ditë para festimi i Vitit të Ri 2015, Emiljano Shullazi ka marrë një një dhuratë për mirënjohje nga dy biznesmenë shqiptarë dhe një biznesmen arab, njëherësh ortak i një banke shqiptare në vend. Vlera e kësaj dhurate i kalon mbi 1 milion euro, pasi bëhet fjalë për 2498.7 metra katror truall, që ndodhen në qendër të Durrësit, pikërisht në shëtitoren “Taulantia”. Në këtë truall ndodhet dhe një godinë 3 katëshe që njihet në Durrës si ish-hotel “Vollga”.

E gjithë kjo pronë tashmë në hipotekën e Durrësit rezulton të jetë në emër të Emiljano Shullazit, i cili nuk ka shpenzuar asnjë lekë për këtë pasuri të majme. Dhurimi i kësaj prone është bërë nga shtetasi Ylvi Beqja (jo familjar i ministrit të Shëndetësisë) i cili rezulton të jetë administrator i kompanisë dhuruese “Suadi Brother’s Commercial Company”, e cila zotërohet nga biznesmeni arab Abdulaziz Al-Nowaiser, i cili rezulton të jetë dhe konsull nderi i Arabisë Saudite për Shqipërinë.

dhurimi

dhurimi

Njëherësh kompania dhuruese e pronës tek Emiljano Shullazi është dhe aksionere me disa përqind në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Përveç administratorit Ylvi Beqja,në kontratën e 9 dhjetor 2014 kanë firmosur dhe bashkëshortët Fejzi dhe Marjeta Kodra. Pak e çuditshme kjo, pasi një muaj më parë nga firmosja e kontratës së dhurimit, ata kishin blerë një pjesë të aksioneve të kësaj prone kundrejt vlerës prej 670 mijë eurove.

Zyrtarë të hipotekës e Zikaj spiunuan Shullazin
Që prej muajit shkurt 2016 Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur një hetim me veprime aktive (Përgjime dhe ndjekje operative) ndaj Emiljano Shullazit dhe disa prej miqve të tij. Iniciativa për nisjen e hetimeve kanë qënë disa informacione operative të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe disa informacione të policisë kriminale. Të dhënat e para kanë ardhur nga biznesmeni Arjan ose Jani Zikaj, të cilin Emiljano Shullazi kërkonte tia tjetërsonte një garazh 1200 metër katror në zonën e “NSHR-akut” në Tiranë.

Pas dhënies së informacioneve Zikaj me shtetësi amerikane, ka marrë familjen dhe është larguar në drejtim të SHBA. Ndërkohë 1 muaj pasi ai kishte informuar prokurorinë për këto të dhënë, në derën e garazhit të tij, është vendosur një sasi eksplozivi.Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por ky ishte një sinjal për hakmarjen e Shullazit ndaj biznesmenit, i cili kishte refuzuar ti dhuronte pronën. Për këtë ngjarje u shoqërua pronari i pallatit Fatmir Sinanaj, por ai më pas u la sërisht i lirë. Informacione të tjera në adresë të SHISH dhe prokurorisë kanë mbërritur dhe nga zyrtarë të hipotekës së Durrësit, të cilët informonin se Emiljano Shullazi ishte bërë pronar i ish-hotel “Vollga” me një vlerë financiare mbi 1 milion euro, pa shpenzuar asnjë lek.

Dhurata arabe për Shullazin
Vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në vitin 2003 pronësia e ish-hotel “Vollga” i njihet trashëgimtares së ligjshme, Alie Fortuzi. Kjo e fundit, në të njëjtën ditë që ka bërë regjistrimin e pronës në Hipotekë, ka dorëzuar edhe një “trashëgimi testamentare” në emër të shtetasit Zamir Hasa. Pronarja e ligjshme, Alije Fortuzi, e shkuar në moshë dhe e vetme, prej vitesh ishte ndihmuar nga Hasa për kryerjen e nevojave të përditshme.

Në shenjë respekti për angazhimin e Hasës për shëndetin e saj, ajo ka vendosur që pronën, “ish-Vollgën”, t’ia japë me testament atij, i cili do të bëhej pronar i ligjshëm pas vdekjes së Alie Fortuzit. Gjithnjë duke parë dokumentin e publikuar, rezulton se po në të njëjtën ditë me regjistrimin në Hipotekë të pronës në emër të Alie Fortuzi, rezulton se ajo i është shitur shtetasit arab Mohamad Abdullah Bavazer. Për këtë kontratë shitjeje, trashëgimtari testamentar Zamir Hasa, ka ndjekur rrugën gjyqësore, pasi ka paraqitur pretendimin se është regjistruar në Hipotekë në mënyrë fiktive.

Procesi gjyqësor ka vijuar në tre shkallët e gjyqësorit. Në kohën që Gjykata e Lartë në 10 korrik 2013 me vendim të ndërmjetëm kishte urdhëruar pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab në kartelën e pasurisë, gjykata e Durrësit, në një tjetër proces, i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit arab Mohamad Bavazer.Me këtë vendim njohjeje pronësie, ky i fundit e regjistron pasurinë e paluajtshme të ish-“Vollga” në emër të kompanisë “Suadi Brother’s Commercial Company”, në të cilën ishte vetë ai administrator. Pasi është bërë pronar i ligjshëm, “Suadi Brother’s Commercial Company”, në nëntor 2014, ia shet një pjesë të pasurisë për shumën 670 mijë eurove bashkëshortëve Fejzi dhe Marjeta Kodra.

Këta dy shtetas, për të cilët ka dyshime mbi mundësitë e tyre financiare për shpenzimin e një shume të tillë, vendosin që një muaj pas blerjes ta dhurojnë pronën e tyre. Familjarët Kodra, ashtu si edhe “Suadi Brother’s Commercial Company” me përfaqësues Ylvi Beqja, në dhjetor 2014, nënshkruajnë kontratën e dhurimit, në bazë të të cilës të gjithë të drejtat pronësore të tyre, ia japin pa asnjë shpërblim Emiljano Shullazit. Ndërkohë në këto kontrata nuk ka asnjë arsyetim se përse është bërë ky dhurim dhe se pse është zgjedhur Emiljano Shullazi,një person kaq shumë i përfolur, për të trashëguar këtë prone.

dokuemntat shullazi

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi