Mes shefave është vlerësuar për gjithë vitet që i ka kushtuar kulinarisë shqiptare Zonja Tefta, e mirënjohur tashmë në gatimet dhe recetat e saj në televizion.
Tefta Pajenga, në rubrikën e saj “Të gatuajmë bashkë me Zonjën Tefta” në televizionin Report Tv çdo ditë jep receta nga më të ndryshme duke sjellë jo vetëm kulturën e gatimeve tradicionale por duke e pasuruar edhe më tej me receta të reja.
Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies në tre vjetorin e themelimit të saj organizoi këtë aktivitet në rrugën e nisur të kurseve profesionale të Hoteleri Turizmit për të zhvilluar edhe më shumë profesionistët e rinj.
Nëpërmjet aktiviteteve të tilla SHUM synon në nxjerrjen e një brezi profesionistësh për t’i shërbyer industrisë së Hoteleri Turizmit dhe traditës shqiptare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)