Shuma rekord e eurove në Durrës, ironizon aktori i humorit: ‘Toyota Yaris’ të marrka gjak në vetull

Shuma rekord e eurove në Durrës, ironizon aktori i humorit: ‘Toyota Yaris’ të marrka gjak në vetull

Aktori Gentian Zenelaj

Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, ka ironizuar me shumën rekord prej mbi 4 milionë euro të bllokuara një ditë më parë në Portin e Durrësit, të fshehura në dy makina tip Toyota Yaris.

Në një postim në ‘Facebook’, aktori shkruan me ironi se ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris, që sipas tij, ‘të marrka gjak në vetull’.

Më tej, Zenelaj shkruan se në Shqipëri kanë arritur të fusin deri në 5 milionë euro në bagazh, teksa ju bën thirrje me ironi të gjithëve të blejnë këtë lloj makine dhe s’do kenë kurrë probleme me eurot.

Me thonë që ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris....dhe të gjithë shikojnë bagazhin ..levizin gomën rezervë...as nuk ja hedhin syte motorit apo kilometrave....Range Rover e X6 thotë policia ?!?!??! Këtu Toyota Yaris tek derë të marrka gjak në vetull..

Ps:Fushata e re e Toyota Yaris për 2019 do jetë.....Toyota Yaris..Praktike..ekonomike..spacioze...Në Shqipëri kanë arritur të fusin deri ne 5 milion euro në bagazh...Bli Toyota Yaris...dhe sdo keni kurrë problem me eurot.

Aktori Gentian Zenelaj


(Postimi i aktorit Gentian Zenelaj)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot