Klubi i futbollit Vllaznia ka bërë një donacion prej 15.300 eurosh në drejtim të të prekurve nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri. Të ardhurat nga biletat e shitura në ndeshjen Vllaznia – Tirana janë transferuar për të lehtësuar barrën e të pastrehëve. Kujtojmë se numri i viktimave nga tërmetet e 10 ditëve më parë ka shkuar në 40 mijë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ,siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të demtuarit e termetit në Turqi dhe Siri ,ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia - Tirana. Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë, ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të demtuarve të sigurt në shtepitë e tyre”, njofton Vllaznia.