Shumë shpejt dekriminalizimi!
PD dhe PS tashmë asnjë ndasi

Shumë shpejt dekriminalizimi!<br />PD dhe PS tashmë asnjë ndasi
TIRANË  - Shumë shpejt politika shqiptare mund të dalë vetëm me një draft për një proces të rëndësishëm që palët vendosën të nisin dhjetorin e vitit të kaluar: Dekriminalizimin – moslejimin në politikë dhe administratë të personave të inkriminuar.
 
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentit Ermonela Felaj doli nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me besimin se dy forcat më të mëdha kundërshtare politike në vend, janë shumë afër për arritjen e konsensusit për procesin e dekriminalizimit.
 
Edhe pse tha që javët e fundit nuk e ka parë opozitën të këmbëngulë që kandidatëve për të hyrë në politikë t’i bëhet testi i drogës, Felaj tha se demokratët duhet të tërhiqen nga ky kusht.
 
Felaj: Praktikisht nuk ka asnjë çështje që na mban të ndarë.
Gazetari: A do të tërhiqet Partia Demokratike nga testi i drogës?
Felaj:  Në gjykimin tim do të thoja që marrëveshja nuk ka më arsye që të mos arrihet sepse nuk ka më asnjë gjë të shprehur me sa di unë as nga pala tjetër.
Gazetari: Do të tërhiqet PD nga testi i drogës?
Felaj: Duhet të heqë dorë sepse përdorimi i asaj gjëje... këtë pyesni Partinë Demokratike nëse ka hequr dorë apo jo, por unë nuk e shoh që të prononcohet që të këmbënguli në këtë pikë sepse edhe Partia Demokratike duhet të jetë e qartë, ajo përveçse e bën dhe ligjin qesharak e bën dhe të pamundur zbatimin e atij ligji.
 
Një ditë më parë ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili dhe nënkryetarit të partisë Ylli Manjanit shprehu se dekriminalizimi po ecën me kompromis me opozitën.
 
Të njëjtin besim e shprehur pak ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Pas takimit që patën në rezidencën qeveritare me kryeministrin Rama, aleatin Meta, Vasilin dhe ministrat Tahiri e Naç, deputeti Ruçi tha se brenda javës mund të dilej me një draft të përbashkët për dekriminalizimin.
 
I pari që foli për dritën jeshile në këtë proces, ishte kryetari i komisionit të posaçëm për dekrimianalizimin Oerd Bylykbashi, i cili deklaroi hapin e parë të konsensusit: pranimin nga mazhoranca të kërkesës së opozitës për shenjat e gishtërinjve.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin