Shumica tërhoqi përkohësisht 'Korporatën e Investimeve', Rudina Hajdari: Cënon tregun e lirë

Shumica tërhoqi përkohësisht 'Korporatën e Investimeve', Rudina Hajdari: Cënon tregun e lirë

Në konsensus me opozitën, dje shumica tërhoqi përkohësisht draftin për Korporatën e Investimeve. Për projektligjin ka reaguar edhe kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari e cila thotë se cenon tregun e lirë. Zgjidhja sipas saj është vetëm parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme sipas saj korruptive.  

"Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e "Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë".

Ky projektligj:

a. Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare;

b. Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.

Por, si arrijmë në një konkluzion të tillë?

1. Raporti i detajuar i FMN-së në lidhje me këtë projektligj është shumë i qartë dhe nuk lë shkas për interpretime të tjera, dhe,

2. Ky projektligj nuk ka një institucion apo organ kontrollues monitorimi, pra mbetet jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve.

Por, cila është zgjidhja?

Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t'i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij. Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projekligji" shkruan Hajdari.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale