Shuplakë për Pekinin,studentët e
pavarur futen në legjislativ

Shuplakë për Pekinin,studentët e<br />pavarur futen në legjislativ
Disa aktivistë demokratë e të pavarur i kanë dhënë një shuplakë historike  qeverisë së Pekinit duke zënë vende në këshillin legjislativ të Hong Kongut. Kandidatët  arritën të sigurojnë një fitore historike duke arritur 58% të  votave. Mes 4 aktivistëve është edhe 23 vjecari Laë i cili drejtoi protestën e 2014.

Këto ishin zgjedhjet e para në ish-koloninë britanike që prej trazirave të vitit 2014.Ende asnjë reagim nga qeveria e Kinës ndërsa presidenti ndodhet në punimet e fundit  e G 20 që u mbajt në  Hangzhou.

Dy vite më parë  mijëra persona kryesisht të rinj  dolën në rrugë dhe protestuan për ndryshime politike. Ata kërkojnë më shumë autonomi nga Kina madje edhe gjatë protestave ata kërkuan më shumë demokraci me pretendimin se Pekini po ndërhynte më shumë  në Hong Kong.

Por pavarësisht fitores, mbështetësit e Kinës do të vazhdojnë të kenë shumicën në këshillin prej 70 vendesh.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar