Shën Valentini/ Magjia e 54 viteve të dashurisë së Bukuries dhe Xhevitit (VIDEO)

Ngjyrat e kuqe, zemrat, kanë zbukuruar kryeqytetin këtë Shën Valentin, por ne kemi vendosur tj’u tregojmë një tjetër histori dashuri nga ato që I kanë mbizotëruar kohës. Për këtë jemi zhvendosur shumë afër Tiranës për të parë nga afër magjinë e dashurisë të Bukurie dhe Xhevit Duzhës.Për të rinjtë e sotëm që njohjet dhe dashuria vijnë shpesh nga rrjetet sociale mund të duket e çuditshme që para viteve 90 ishte një lajmës apo një shkues ai që krijonte një çift duke menduar se djali me vajzën mund të shkonin shumë mirë me njëri tjetërn. Ishte viti 1964 kur Bukuria dhe Xheviti u panë për herë të parë në festën e 18 Gushtit në Gramsh, qytet nga i cili vijnë. Pas kësaj date atë janë takuar vetëm në ditën e martesës, për të vazhduar më pas 54 vite martesë së bashku me njëri tjetrin.

Jemi parë në 18 gusht, në një festë që bëhej në rrethin tonë. Pas asaj kohe për tu takuar me njëri tjetrin jo, por vetëm shikoheshim në largësi, megjithatë zemra e ndiente dashurinë . Në 18 korrik të 1965 jemi martuar.

Xhevit Duzha

Dita e martësës më është dukur shumë e bukur, se unë jam martuar edhe e vogël, 17 vjeçe. E veçantë është dita e martesës, por kur shkon në një  vend tjetër për herë të parë, mendon edhe se si do të të presin.

Bukurie Duzha

Janë parë nga larg në një festë me shumë njerëz, megjithatë e pëlqyen njëri tjetrin. Xheviti madje tregon me të qeshura se ka marrë një prodhim “bio” që mungon në ditët e sotme.Lajmësi ose shkuesi përveç detyrës për të bashkuar një çift, duhet të sigurojë edhe që vajza apo djali vijnë nga familje të mira dhe Bukuria ishte ashtu siç e ksihin përshkruar.

Bukuria gëzonte tamam karakterin e njerëzve të saj, familjes së saj dhe kishte edhe diçka, se u përshtat shumë lehtë me familjen time. Ne gjithmonë kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe filloi një jetë e lumtur, pavarësisht problemeve ekonomike që ishin të kohës.  

Xhevit Duzha

Xhevit dhe Bukurie Duzha

Bukuria dhe Xheviti jetojnë vetëm, ndaj edhe çdo gjë e ndajnë bashkë, që nga gatimi, pazaret apo punët e shtëpisë. Kjo gjë madje iu bën përshtypje madje edhe çifteve më të reja.

Ne me Xhevitin e kemi organizuar të tillë ditën që sapo bëjmë punët e mëngjesit, shkojmë të dy dhe pimë kafe tek një bar pranë. Pas kafes bëjmë të dy ndonjë pazar dhe kthehemi në drekë. Xheviti më ndihmon mua në punët e shtëpisë me aq sa të mundet. Kur është koha e mirë pasdite dalim sërish. Njerëzve iu bën shumë përshtypje dalja jonë bashkë sepse na thonë si ka mundësi që nuk ndahemi asnjëherë. Xheviti gjithmonë më ka ndihmuar edhe me rritjen e fëmijëve dhe asnjëherë nuk ka vënë re se kush i bën punët, burri apo gruaja.

Bukurie Duzha

Dashuria ka mbizotëruar në rrugëtimin e tyre së bashku tashmë 54 vjeçar. Edhe pse ndonjëherë mund të kenë patur ndonjë konflikt të vogël ai është shuar shumë shpejt falë mirëkuptimit nga të dyja palët.5 fëmijët, 13 nipërit e mbesat si dhe stërnipi Johan janë pasuria më e madhe për Bukurien dhe Xhevitin. Dashurinë që kanë pasur ata për gjithë këta vjet e urojnë dhe ia kanë trashëguar edhe atyre.Këtë Shën Valentin Xheviti ka menduar që ti bëjë si dhuratë një pallto të gjatë, pasi është diçka që Bukuria e pëlqen prej kohësh.Ndërsa një prej surprizave më të bukura për të dy bashkë është një udhëtim dhuratë në Stamboll me rastin e ditëlindjes së 70-të të Bukuries, nga fëmijët e tyre. 

Xhevit dhe Bukurie Duzha

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi

Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi