Vendet më të lira për të udhëtuar në prag të Shën Valentinit

Vendet më të lira për të udhëtuar në prag të Shën Valentinit

Me siguri, të gjithë i keni dëgjuar mitet: e marta është dita më e mirë për të prenotuar fluturimin, ndërsa e mërkura dita më e mirë për të fluturuar. Janari dhe ditët e para të shkurtit janë koha më e mirë për të udhëtuar. Në një masë të caktuar të gjitha këto hapin debat, por sipas të dhënave të agjensive, mund të gjeni çmime të lira hotelesh duke zgjedhur destinacionin e duhur në periudhën e duhur të vitit.

Nëse po kërkoni pushime me çmime ekonomike, planifikojini udhëtimet tuaja në periudhën kur çmimet e hoteleve priten të jenë të ulëta. Në këtë mënyrë do të vrisni dy zogj me një gur, do të kurseni lekë dhe do të argëtoheni në një udhëtim romantik në prag të festës së të dashuruarëve.

Sipas Booking.com, kjo do të thotë që mund të shkoni kudo, duke filluar nga Melbourne në janar, në Honolulu në shkurt (përshëndetje, mot i ngrohtë). Planifikoni çdo gjë siç duhet dhe do të gjeni edhe ulje çmimesh, deri në 56 për qind, në hotelet e kryeqyteteve më të mëdha në prag të festës së dashurisë.

Cilat janë arsyet që në këto vende çmimet janë më të lira në këtë periudhë të vitit? Arsyet janë disa.

Mund të shkoni edhe gjatë periudhës kur nuk ka fluks sezonal ose kur moti në një destinacion është shumë i mirë, por turistët janë pakësuar. Edhe shmangia e eventeve të mëdha turistike, si hapja e turneut të tenisit apo festivaleve me bileta të shtrenjta, mund të krijojnë mundësinë e kursimit gjatë disa muajve specifikë, ose edhe gjatë disa javëve të vitit, nëse dini si të kërkoni për to.

Ja një guidë e pushimeve për këtë sezon para Shën Valentinit

Melbourne

Të vizitosh Melbourne-n në prag të Shën Valentinit do të thotë që mund të përfitosh nga çmimet e ulëta midis festës së Krishtlindjes dhe hapjes së sezonit në Australi, evente të cilat tërheqin shumë turistë. Çmimi mesatar i dhomës shkon në 150 dollarë gjatë fluksit të sezonit, por të shkosh tani do të thotë që mund të rezervosh një vend shumë të mirë për të qëndruar me një çmim 112 dollarë nata. Por edhe në Los Angeles të Amerikës mund të gjesh vende shumë të lira qëndrimi në këtë periudhë të vitit.

Honolulu

Gjatë ndërrimit të viteve Hawaii është një nga vendet më të shtrenjta, por gjatë Shën Valentinit, ky vend ultra-romantik çuditërisht ofron çmime shumë të mira (po flasim për një ulje çmimi 40 për qind për hotelin). Rrisni kursimet duke vizituar ishullin gjatë javës së parë të muajit, kur çmimet janë në shifrat e tyre më të mira.

Po në shkurt, Hong Kong-u është një tjetër vend që ofron çmime të lira dhe të përballueshme deri në 125 dollarë./Class/

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër