Liverpool ka përmbysur gjithçka ndaj Barcelonës në Anfield Road. Origi në pjesën e parë dhe dy gola shumë të shpejtë të Ëijnaldum në fillimin e pjesës së dytë kanë bërë që rezultati total për momentin të jetë 3-3. Por më pas do të ishte sërisht bomberi belg do të shënonte dhe të katërtin për të kryer mrekullinë. Blaugranat fituan ndeshjen e parë me rezultatin e trefishtë por të besuarit e Klopp ja kanë dalë të bëjnë çmendurinë.

Ndeshja fillon e tensionuar dhe në minutën e 6-të një depërtim i Jordan Henderson do nxirrte belgun me portën bosh për të shënuar golin e parë. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të anglezëve por në pjesën e dytë do të ishte një lojtar surprizë i cili do të bënte çmendurinë brenda dy minutave. Ëijnaldum me dy gola në minutat e 54' dhe 56' do të barazonte rezultatin total në Liverpool- Barça. Por nuk do të përfundonte me kaq. Një hutim i mbrojtjes katalanase dhe një dinakëri nga këndi i Trent Alexander- Arnold do ta shfrytëzonte më së miri Origi i cili çon në këmbë gjithë Anfield ndërsa i vetmi që nuk e jep veten është Klopp. Liverpool janë finalistët e parë të Champions League për këtë vit duke pritur finalisten tjetër të çiftit Ajax- Totenham.