Shërbeu si agjent për qeverinë e Kubës, arrestohet ish-ambasadori amerikan

Shërbeu si agjent për qeverinë e Kubës, arrestohet ish-ambasadori amerikan

Manuel Rocha

Një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është arrestuar pas akuzave se ka shërbyer fshehurazi si agjent për qeverinë e Kubës.

Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, ndërsa më shumë detaje priten të bëhen publike rreth çështjes. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze.

Për 25 vite, ai ka shërbyer nën administratën demokratike dhe republikane, pjesa më e madhe në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë. I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në një familjes të klasës punëtore në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të bashkohej me shërbimin e jashtëm në 1981

Ai ishte diplomati më i lartë i SHBA-së në Argjentinë ndërmjet viteve 1997 dhe 2000, raportojnë mediat e huaja.

Rocha shërbeu gjithashtu në Itali, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane dhe punoi si ekspert i Amerikës Latine për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS