Si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë 'non grata'? Gazetarja e Report Tv zë ngushtë Gazment Bardhin

 

Deputeti Gazment Bardhi i bashkuar së fundi me grupin e Sali Berishës i cili është nën arrest shtëpie e hetim për korrupsion, komentoi tryezën e thirrur sot nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion. Ai s'përmendi emra, por i referohej ish-presidentit Bamir Topi. 

Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e pyeti athere si mund të bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë nongrata.

Pyetje:Kur komentuat tryezën e Lulzim Bashës folët për një person të korruptuar, a na thoni kush është. Dhe si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë non grata?

Gazment Bardhi: “Fola për raporte zyrtare të progresit të bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna sesi në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro. Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë... Sa i takon cështjes tjetër e kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”

Bardhi më parë ka shkëmbyer akuza të rënda me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë ndërsa aktualisht mban postin e nënkryetarit të Rithemelimit.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Dy komisione hetimore dhe grup dialogu për ligjet me 84 vota! Bardhi fton PD, Basha e refuzon


S.G/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë