Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ismail Zenelin e Besmir Muratin për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës

 

Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë të përgjimeve në Sky ECC, të grupit kriminal, të goditur dy ditë më parë nga SPAK për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani i shpallur tashmë në kërkim nga policia, ka bashkëpunuar me Ismail Zenelin (në kërkim) dhe Besmir Muratin (i arrestuar) për trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut drejt Holandës, konkretisht kanë pasur nga 10 kg secili. Ndërsa një pjesë e kokainës e sekuestruar nga autoritetet, ka qenë e një tjetër përdoruesi të aplikacionin Sky Ecc, por që ende nuk është identifikuar nga policia.

Në biseda mes tyre ata janë të interesuar për sasinë e kokainës që dalë nga porti i Roterdamit dhe në bisedë e shprehin si humbje faktin që një pjesë e kokainës është sekuestruar. Bisedat janë zhvilluar nga data 09.11.2020 deri në 04.02.2021. Sipas gjykatës eksiton dyshimi i arsyeshme bashkuar edhe në prova se Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Erlabi Breçani në bashkëpunim me përdoruesin D..P (I paidentifikuar), kanë kryer veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, për të cilën dyshohen.

Po ashtu sipas bisedave, ata kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin edhe për një rats tjetër të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latinë në Portin e Valencias në Spanjë, thuhet nga një pjesë e përgjimeve të zbardhura nga Report Tv.

Në këtë episod, del edhe shtetasi Artan Sulejmani (në kërkim), i cili nuk rezulton në komunikimin e grupit të Chat-it, por me datë 13.01.2021 me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se me kë po organizon trafikun Ismail Zeneli. Bisedat janë zhvilluar nga bashkëpunëtorët gjatë periudhës 06.01.2021 deri më 19.02.2021.

Nga sa konstatohet në të dyja rastet, nuk është bërë e mundur marrja e lëndës narkotike për shkaqe të pavarura nga personat në hetim, pasi ajo është gjetur dhe sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese. Qëllimi i personave të përfshirë ka qenë sigurimi i lëndës narkotike për shitjen në tregun europian dhe sigurimin e fitimeve të paligjshme. Bashkëpunimi ka qenë në formën e një grupi të strukturuar kriminale.


Lajmi kryesor:

Breçani e dinte se djali trafikonte kokainë! Dosja e SPAK: I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita’! Del në skenë edhe Elvana Gjata! Mata: Do nis 500 mijë euro nga llogaria Elvanës


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë