Kanabis drejt Selanikut, s'i bindet urdhrit për të ndaluar, shqiptari përplas tre makina të policisë greke

Kanabis drejt Selanikut, s'i bindet urdhrit për të ndaluar, shqiptari përplas tre makina të policisë greke

Regjistrohet përplasja e dytë brenda dy ditëve mes policisë greke dhe shqiptarëve. Pas asaj të dy ditëve më parë, sot një tjetër shqiptar ka përplasur katër makina, tre nga të cilat të policisë greke në tentativë për t'u larguar, pasi po transportonte 35 kg marijuanë.

Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shqiptari 48-vjeç në dy anët e kufirit, policia greke u vendos në ndjekje të tij pasi hyri nga kufiri i gjelbër në tokën greke. Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e makinës, që ishte marrë me qira nga 48-vjeçari shqiptar.

Por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 makina të policisë greke dhe një mjet civil. Pas ndjekjes u arrestua ndërkohë që brenda në makinë u gjeten dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuanë. Droga kishte destinacion Selanikun dhe Halkidikin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë