Balla te '5 Pyetjet': Në qershor hapen negociatat, Basha komandoi dhunën si huligan në protestë

Balla te '5 Pyetjet': Në qershor hapen negociatat, Basha komandoi dhunën si huligan në protestë

Vendi po hyn në krizën më të thellë që prej më shumë se 20 vjetësh. Por si dilet prej saj? Për të komentuar aktualitetin politik, të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ishin në pjesën e parë Taulant Balla, që është numri dy i Partisë Socialiste dhe në të dytën Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit. Balla u shpreh se shumica shkon e qetë drejt zgjedhjeve lokale, ndërsa theksoi se në qershor do të hapen edhe negociatat. Kreu i grupit të PS-së akuzoi Bashën se komandoi dhunën në 16 mars ndaj policisë dhe institucioneve.

Por pas protestave të opozitës a ka tendenca të Kremlinit? Balla deklaron "Unë kam akuzuar Bashën dhe kam rikonfirmuar që Basha është një person i dyshuar si i sponsorizuar me dokumente kjo, në një transfertë bankare nga një kompani guackë me seli në Edingburg me pronësi nga një kompani off shore në Belize dhe financime deri në 650 mijë dollarë me burime të dyshimta ruse. Të gjitha mediat amerikane kanë ribotuar një hetim, që Basha është financuar 650 mijë dollarë nga burime të padeklaruara, ka një hetim në Shqipëri, një në SHBA dhe një në Skoci".  

Por ish-ministrja e Integrimit Gjosha shprehet se Rusia dhe Shqipëria e Madhe janë dy tezat tejet nacionaliste që përdoren kur është fundi i një lideri politik dhe shumice. Gjosha theksoi se opozita nuk do të futet në zgjedhjet lokale pa një qeveri tranzitore, e cila të hartojë reformën zgjedhore. "Duhet një qeveri kalimtare, të ulet për bërë reformën zgjedhore. Ne do të shkojmë në zgjedhje vetëm me një qeveri kalimtare". 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Negociatat? Gjosha: Shansi i vetëm, përfitimi nga sakrifica e Maqedonisë

E ndërsa Taulant Balla u shpreh se në qershor Shqipërisë do i hapen negociatat me Bashkimin Europian, për ish-ministren e Integrimit Gjosha, shansi i vetëm që mund të ketë vendi është përfitimi nga Maqedonia. "Unë besoj se naiviteti i ministrit të Jashtëm mund të ketë bindur sadopak Ballën për çeljen e negociatave në qershor. Por analiza më e thellë që e kuptojnë procesin e integrimit nuk na lejon ne që të mendojmë se qershori do të jetë muaj i artë për çeljen e negociatave.

Nëse qeveria do të kishte një shans për çeljen e negociatave nuk do të ishte se ka plotësuar kushtet, por gjeostrategjike. Kanë të bëjnë me Maqedoninë me sakrificën e tyre për të ndryshuar emrin, unë besoj se ata kanë bërë shumë dhe vetëm se do të ishin të detyruar të çelnin negociatat për Maqedoninë, nuk besoj që vendet anëtarë do të linin Shqipërinë me Bosnjen dhe Kosovën, që do të ishte një katastrofë dhe fundi i procesit europian të Shqipërisë" tha ajo.

Ora 21:56
Dialog me Ramën? Gjosha: Ai nuk priti, na 'dogji' për 24 orë

Ish-ministrja Gjosha u shpreh se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për daljen nga kriza, ndërsa shtoi se Rama mbylli rrugët për dialog, pasi dërgoi me shpejtësi kërkesat për djegien e mandateve në KQZ duke mos pritur afatin 30 ditë.

"Unë nuk paragjykoj askënd që do të dojë të vijë në Shqipëri për të zgjidhur krizën. Por kërkohet një reflektim nga kryeministri më shumë se ndonjë ndërmjetësues. Ai ndodhet i vetëm përballë qytetarëve dhe këto kriza zgjidhen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Ai mezi kishte pritur që të digjnim mandatet, i dërgoi për 24 orë në KQZ, nëse donte dialog të shfrytëzonte afatin 30 ditë për dialog.

Kuvendi vrapoi për të djegur, atë dorëzimin që ne i bëmë mandateve, nuk e mblodhi Këshillin e Mandatave, të firmosnim dhe i gjithë ky dokumentacion ti shkonte KQZ-së, unë besoj se ka një vendim të Kushtetueses në 1993, që edhe sot mund të përdoret, i cili flet për mënyrën si kryhet zëvendësimi i mandateve" tha ai.  

Ora 21:44
Ndërkombëtarët kundër opozitës, Gjosha: I mirëkuptoj, por jam e zhgënjyer nga KE

Të gjithë ndërkombëtarët janë pozicionuar kundër opozitës për djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme. Por si i komenton ish-ministrja Klajda Gjosha reagimin e ndërkombëtarëve?  ’’Nuk mund ta kuptojnë ata situatën në Shqipëri. Pasi në një vend normal cdo kush do të drejtohej te drejtësia, por në Shqipëri nuk funksionon, ndaj edhe opozita është e detyruar që të marrë këto akte ekstreme që e ndihmojnë vendin. Ndaj i mirëkuptoj ndërkombëtarët. Protestës së opozitës nuk mund ti rezistojnë as ndërkombëtarët, pasi edhe ata do të vijnë në mbështetje. I vetmi zhgënjim që kam është Komisioni Europian.

Debati im me atë ka qenë stabilitet apo demokraci, të dyja janë të rëndësishme, por për një vend si Shqipëria demokracia duhet të fillojë për të pasur stabilitet. Ka shumë cështje që KE duhet ti kërkojë me përpikmëri qeverisë për ti plotësuar, më pas edhe dialogun. Por situata në rajon e bën pak të vështirë. Frika nga destabilizimi politik që mund të çonte në konflikte të brendshme dhe përtej kufijve është e madhe, ndaj edhe ata ruhen" tha ajo.  

Ora 21:22
Zgjedhje të reja për daljen nga kriza? Balla: Të dielën e katërt të qershorit të 2021

Pavarësisht kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme politike përmes një qeverie teknike, Taulant Balla shprehet i vendosur se shumica do të përfundojë mandatin sikur e parashikon Kushtetuta deri në qershorin e 2021. "E diela e katërt e qershorit të 2021 i bie që të jenë zgjedhjet. Mund të rritet numri i deputetëve opozitarë? Numri i atyre që ende nuk u ka ardhur radha për vakancat është i madh, por e rëndësishme është që të kuptojmë që kuvendi është funksional dhe legjitim. Jemi të hapur me dialog me partitë e opozitës, PD dhe LSI-së" tha ai.

Ora 21:09
Balla: Jemi të sigurt, në qershor hapen negociatat

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh i sigurt se në qershor Brukseli do të hapë negociatat për Shqipërinë.  "Ta harrojë Saliu dhe i biri i tij, Lulzimi që mund ta kthejnë Shqipërinë në makthet e 1997. Në qershor hapen negociatat. Për ne është i rëndësishëm që KE të rikonfirmojë vlerësimin pozitiv.  Me përfundimin e zgjedhjeve europiane dhe shqyrtimit të gjetjeve të reja të komisionit, KE do të përcaktojë një datë për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë" tha ai.

Ora 20:57
Dosja 339 dhe 184, Balla: Flluska sapuni, Basha liroi të dënuarin për vota

Taulant Balla u shpreh se opozita dogji mandatet dhe u largua nga Kuvendi me qëllim bllokimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, pasi ka frikë për ato që ka bërë. "Garantoj me përgjegjësi të plotë se sot që flasim, asnjë politikan shqiptar nuk ka dot ndikim në procesin në vettingut apo vendimmarrjes së KLGJ-së apo KLP-së. Opozita është kapur pas dy flluskave të sapunit. Dosja 339 në 3500 orë dalin dy biseda... ky vend ka njohur se si SHBA në komunikimin e tyre zyrtar me Uashingtonin tregonin se si Basha kishte shkuar në një familje në Elbasan dhe i kishte premtuar se nëse do i jepnin votën, djali i tyre do të shkonte në shtëpi, burgu u hap, vota u mor dhe ai shkoi në shtëpi. PD nuk ka gjë me ne, por me drejtësinë e re. Por nuk ka burrë nëne në këtë vend ta pengojë. Kujtoni se u ka djegur barku për Shqipërinë?!!" tha ai.

Ora 20:57
Balla: Basha huligan stadiumesh

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla e cilësoi Lulzim Basha si huligan pas protestës së dhunshme në 16 mars. "Nuk kam pasur asnjë dyshim që sa më shumë do afrohen zgjedhjet aq më shumë do përpëlitet Luli, ka marrë edhe Monën me vete, më vjen keq për LSI-në (në kuptimin figurativ). Lulzim se jemi poshtë pallatit tënd, te ndërtimi pa leje..Nuk e ndihmojmë Lulim me ato që kërkon. Basha nuk ka asnjë dallim nga një huligan stadiumesh dhe për këta ka vetëm një qasje, ndëshkim. Koha kur mund të vriteshe në bulevard ka marrë fund. Në 16 mars Basha komunikonte si një dhelpër që rrinte rreth godinës së parlamentit, nga ai parlament ku ka pasur mundësinë që të zgjidhet disa herë ministër i Transporteve dhe Jashtëm, ndërsa tani organizon sulme huliganiste. Kush godet policinë duhet dënuar".

Ora 20:42
Balla: Basha komandoi dhunën ndaj policisë në 16 mars

Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashën se komandoi dhunën në protestën e 16 marsit kundër policisë dhe institucioneve. "Nuk besoj që Shqipëria është në krizë politike. Lulzim Basha komandoi sulmet kundër policisë dhe institucioneve në 16 mars dhe ajo që ka ndodhur sot, tritoli shtyllës, është sulm terrorist që pas tij fshihet komandimi politik nga godina e SHQUP-it" tha ai.

Ora 20:40
Ftesa në Kongres, Balla: Fatos Nano lider historik i PS-së, shpresoj që të vijë

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla foli për vendimet që mori Kryesia socialiste sot, por edhe ftesën për Fatos Nanon në punimet e kongresit në 23 mars. "Kryesia e PS është institucion që mblidhet cdo javë dhe natyrshëm në prag të kongresit kemi miratuar axhendën e punës që i kushtohet zgjedhjeve të 30 qershorit. Është kongres elektoral. Qëllimi është konfirmimi i kandidaturave, kemi edhe një ekip të ri kandidatësh në bashki ku kemi menduar ti ndryshojmë, do të kemi një ekip fitues në bashkitë ku nuk kemi pasur mundësi t'u shërbejmë qytetarëve. Ftesa për Fatos Nanon? Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit" tha ai.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/03/2019 10:16

    Gjosha ka bere komentin me te sinqerte kur thote qe mazhoranca nuk priti as 24 ore dhe çoi ne KQZ kerkesat e opozites per lenien e mandatit. Tregon arsyen e vertete pse e ndermorren kete hap, kerkonin pazar me Ramen si puna e çadres, por kesaj rradhe s'i kishin bere mire llogarite. Mendonin se Rama do hante bllofin e tyre dhe tashme opozita po le leshte per t'u faktorizuar edhe nje here duke dashur t'i veje flaken Shqiperise.

    Përgjigju
  • Tir: 19/03/2019 04:11

    Pak e ndoqa ne tv kete Gjoshajn, por me habiti se degjova tre here ne 5' te njejten shprehje: "duam qeveri kalimtare..", Kaq poshte ka rene kjo femer, sa dhe goja i mermerit postulate te gatshme sic i ka thene Mona, me ca pergjigje qe as nje gjimnaziste mesatare nuk do i jepte. Kam pritur qe kjo " ish ministre" te mos dorezonte mandatin , nje pjelle jane keto: te bllokut 7%.

    Përgjigju
  • Feliks: 18/03/2019 23:35

    O b/palla, me ate surrat mashtrusi ste beson as baba jot e jo ne o qen.

    Përgjigju
  • Xxxx: 18/03/2019 21:19

    Ciao

    Përgjigju
  • Xxx: 18/03/2019 21:17

    Zoti Balla, mos u shpreh per gjera qe vendosen nga nderkombetaret, mos u bej dhe ti si papagall si qytetari dixhital, futju punes e fol per gjera konkrete, mos i bej opozit opozites, po punoni ecni para se llafet llafe kane po sh socialiste si puna ime qe sjane sh te kenaq, pune te mbare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës