Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku se si do të funksionojë ulja me 20% e akcizës së naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër. Ai thotë se ulja e akcizës, prej 8 lekësh, do të llogaritet nga vetë Bordi i Transparencës në momentin që çmimi kalon 220 lekë për litër dhe bizneseve u komunikohet çmimi i reduktuar i tregtimit me pakicë prej 213 lekësh. 

“Mekanizmi do jetë i tillë në momentin që bordi do caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizë 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet me baza ditore, kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha Malaj.  


Lajmi kryesor:

Malaj: Kur çmimi i naftës kalon 220 lekë, Bordi do të ulë me 8 lekë akcizën! Kontrolle për formalizimin e sektorit mjekësor e estetik, nga 1 prilli caktohen pagat dysheme