Si do t’i marrin lekët familjet
që përfitojnë libra falas

Si do t’i marrin lekët familjet<br />që përfitojnë libra falas
Nga dita e sotme do të nisë shitja e librave shkollor në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit prej disa ditësh ka shpërndarë tekstet, në mënyrë që nxënësit t’i marrin para datës 14 shtator, ditë që nis dhe viti i ri shkollor 2015-2016. Këtë vit tekstet do të kushtojnë 0.7% më shtrenjtë, ndërsa librat për klasën e parë dhe të gjashtë do të jenë sipas katalogut që ka miratuar Ministria e Arsimit. Për një fëmijë të klasës së parë librat do të kushtojnë nga 1600-1900 lekë, ku përfshihet Abetarja, Fletorja e Punës, Matematika, Edukimi Shoqëror dhe Dituria e Natyrës. Çmimi i librave për klasat e tjera varjon nga 2000-6000 lekë.
 
Tekste falas
Pak ditë më parë qeveria ka miratuar vendimin për përfitimin e librave falas për një sërë kategorish. Do të jetë një fond prej 2 milionë eurosh i cili do të jepet për familjet në nevojë apo ato të cilat nuk përballojnë dot shpenzimet. Por si do bëhet rimbursimi? Ministria e Arsimit sqaron se fillimisht çdo familje do të paguajë lekët e librave dhe më pas do të bëhet rimbursimi. Familjet do të dorëzojë dokumentat që vërteton nëse është një nga kategoritë që përfiton libra falas. “Për një familje e cila ka më shumë se 2 fëmijë, duhet që të dorëzohet çertifikata familjare dhe çertifikata personale e çdo fëmije. Për një invalid duhet vërtetim nga KEMP-i si dhe dokumenti që vërteton statusin e invalidit. Për një fëmijë i cili është shtuar në një nga spitalet, duhet vërtetim nga spitali. Rimbursimi do të bëhet brenda një afati kohor të shkurtër dhe asnjë familjar nuk duhet të shkojë nëpër disa institucione për të marrë rimbursimin”, - thonë burime nga ministria e Arsimit.
 
Librat
Vendimi i qeverisë përcakton se do të jenë një sërë kategorish që përfitojnë libra falas. Çmimi i teksteve do të rimbursohet për fëmijët që vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara të lindur ose të bërë të tillë. Fëmijët që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti. Fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit. Gjithashtu rimbursohet çmimi i librave edhe për fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, që gëzojnë statusin e viktimës ose viktimës së mundshme të trafikimit, individët e moshës shkollore të arsimit bazë, të cilët janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit. Rimbursohen tekstet për fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare  “Nënë Tereza. Ndryshe nga vitet e tjera librat do rimbursohen edhe për fëmijët e policëve të rënë në detyrë/ Për çdo fëmijë që është i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.
 
Lekët
Çdo familje do të paguajë lekët e librave dhe më pas do të bëhet rimbursimi duke dokumentat që vërteton nëse është një nga kategoritë që përfiton libra falas
 

Shkrimi u publikua sot (01.09.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat