Në pritje të Vitit të Ri 2014 vipat e ekranit tonë kanë zjgedhur destinacione dhe forma të ndryshme për të festuar.

Teksa vëmë re në profilet e tyre në rrjetet sociale duket se këngëtarja Miriam Cani së bashku me partnerin e saj Albanin kanë zgjedhur Kërçovën për natën e ndërrimit të viteve.

Ata do të japin koncert për fansat e tyre së bashku me një nga konkurrentët e “X-Factor”, Senadin.

Këngëtarja nga Shkupi, Tuna së bashku me të dashurin e saj Cozman do ta presin 2014-ën në Gjermani ku do të mbajnë një koncert.

Ndërsa prezantuesja Alketa Vejsiu po kalon ditë të bukura me familjen e saj në Itali.

alketa vejsiu

Këngëtarja Elvana Gjata dhe Andy Gramm do të jenë në Tiranë, ku pritet të dhurojnë një super performancë për fansat e tyre.

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)