Si duhet të kujdesemi
për lulen e manjolës

Njëra ndër lulet më të bukura dhe më aromatike është lule Magnolia apo siç njihet tek ne lule Manjola. Kjo lule e ka origjinën nga pjesa jugore e SHBA-së, Japonia, Kina dhe Korea. Disa lloje të Manjolës rriten shumë lehtë edhe tek ne për shkak të klimës tonë.
 
Lulja e manjolës në vjeshtë- dimër ngelet kërcell. Ndërsa në shkurt ajo çel lulen e saj në kërcell duke mos patur gjethe. Kur ajo rrëzon lulen e saj atëherë çelin gjethet.
 manjola
Lulja e manjolës ka fazat e saj por më shumë ajo rri kërcell sesa me lule dhe gjethe. Manjola kërkon ekspozim në diell dhe të mbrohet nga erërat e forta. Këshillohet të mbillet në tokë sesa në vazo pasi bëhen më të bukura.
 
Por, manjolën mund ta mbjellim edhe në vazo dhe në këtë rast duhet të bëjmë shumë kujdes në ujitjen e saj pasi kërkon më tepër ujë.

Manjola është rezistente ndaj të ftohtit por duhet pasur kujdes nga ngricat pasi dëmtojnë petalet dhe gonxhet duke shkaktuar dhe sëmundje të ndryshme si mykun gri etj.

Manjola me yje është një pemë e vogël japoneze që arrin deri në 5-6 m lartësi dhe rritet shumë ngadalë. Gjethet e saj janë me jeshile të qartë, të cilat në vjeshtë kthehen në të verdha dhe ngjyrë bronz përpara se të bien. Në fillim të pranverës kur pema është ende e zhveshur bën çeljen e parë.
manjola
Lule të bardha me 10-15 petale të gjata në ngjyrë të bardhë dhe rozë.
 
Manjolën e gjen në kolore të ndryshme, lejla, e bardhë, e bardha e kombinuar me rozë, të cilat ndryshojnë nga njëra tjetra edhe në formën e lulëzimit.
 Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime